Acibadem Sistina

Oda e Mjekëve ndau mirënjohje për ekipin e mjekëve të spitalit “Acibadem Sistina”

10.06.2025

 Në shenjë falënderimi për profesionalizmin e jashtëzakonshëm, përkushtimin dhe humanizmin që treguan në shpëtimin e jetëve të të lënduarve në zjarrin në Koçan, në ceremoninë e organizuar me rastin e 33-vjetorit të ekzistencës së Odës së Mjekëve, u ndanë mirënjohje për 14 mjekë nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”.

Angazhimi i tyre luajti rol kyç në përballimin e pasojave të këtij rasti tragjik dhe edhe një herë dëshmoi përkushtimin e tyre ndaj shëndetit dhe jetës së pacientëve. Mirënjohje morën Prof. Dr. Boro Xhonov, specialist në kirurgji plastike dhe rekonstruktive, Prim. Mr. Dr. Ilija Mostrov, specialist në kirurgji plastike dhe rekonstruktive, Dr. Mirjana Nacka, specialist në kirurgji plastike dhe rekonstruktive, Prof. Dr. Igor Kaftandzhiev, drejtor mjekësor, Dr. Nikolla Shikov, specialist në anesteziologji me reanimacion, Dr. Pande Çukalevski, specialist në anesteziologji me reanimacion, Dr. Shk. Ivica Dimitrov, specialist në anesteziologji me trajtim intensiv, Doc. Dr. Darko Sazdov, specialist në anesteziologji dhe trajtim intensiv, Dr. Shk. Jasna Bushinoska, specialist në anesteziologji me trajtim intensiv, Dr. Natalija Georgievska, specialist në anesteziologji me reanimacion, Dr. Oliver Jovkovski, specialist në pulmologji, Dr. Olivera Dimova, specialiste në psikiatri, Dr. Biljana Qurçiq, specialiste në mikrobiologji dhe Prim. Mr. Dr. Biljana Kakaraskoska-Boceska, specialiste në mikrobiologji.

Oda e Mjekëve shënoi 33-vjetorin e ekzistencës së saj si një organizatë e pavarur dhe profesionale e të gjithë doktorëve të mjekësisë në vendin tonë. Në ceremoninë e organizuar në Veles, të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore, përfaqësues të organeve dhe trupave të Odës, si dhe mjekë nga i gjithë vendi.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.