Acibadem Sistina

Paketa të reja laboratorike pediatrike në “Acibadem Sistina”

02.06.2025

Diagnostikim i plotë laboratorik për shëndetin e fëmijëve

Në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor për fëmijët, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” krijoi 22 paketa të reja laboratorike të specializuara, të dizajnuara sipas standardeve më të avancuara mjekësore dhe të përshtatura për nevojat pediatrike. Këto paketa ofrojnë një qasje gjithëpërfshirëse në parandalimin, diagnostikimin e hershëm dhe monitorimin e gjendjeve shëndetësore te fëmijët.

 “Ekipi i Laboratorëve Diagnostikues, në bashkëpunim me mjekët pediatër kemi analizuar në mënyrë të detajuar gjendjet më të shpeshta shëndetësore te fëmijët dhe kemi krijuar paketat e reja laboratorike. Metodologjia moderne laboratorike, e karakterizuar nga ndjeshmëri dhe specifitet i lartë, në kombinim me ekspertizën e pediatërve mundëson një qasje të personalizuar në kujdesin ndaj çdo fëmije dhe çdo gjendjeje shëndetësore,” thekson Sreqko Rajovski, doktor i shkencave biologjike.

Këto paketa laboratorike përfaqësojnë një hap të rëndësishëm në drejtim të mjekësisë së personalizuar në pediatrinë moderne. Ato jo vetëm që e lehtësojnë punën e mjekëve, por edhe e përmirësojnë komunikimin me prindërit e fëmijëve, të cilët marrin mbështetje të qartë, të strukturuar dhe profesionale gjatë gjithë procesit të diagnostikimit.

“Paketat e reja i kemi krijuar për të ofruar një kujdes cilësor shëndetësor për pacientët më të vegjël. Ato u mundësojnë mjekëve të bëjnë një vlerësim të shpejtë dhe të vendosin diagnozë të saktë, duke siguruar që fëmijët të marrin terapi të përshtatshme në kohë dhe të shërohen sa më shpejt”, thotë Prof. Dr. Aneta Demerxhieva, specialiste në pediatri.

Oferta promovuese për këto paketa laboratorike pediatrike është e vlefshme deri më 30 nëntor 2025. Për më shumë informacione rreth paketave dhe për rezervimin e terminit, ju lutemi telefononi në qendrën tonë të kontakteve në numrin 0038923099500.

Këtu mund të gjeni përmbajtjen e plotë të paketave të reja laboratorike pediatrike.

 

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.