Nxënësit e Shkollës së Mesme Komunale Mjekësore "Dr. Jovan Kallauzi" nga Manastiri realizuan një vizitë tradicionale në Spitalin Klinik "Acibadem Sistina".
Gjatë vizitës, teknikët e farmacisë patën mundësi të njihen nga afër me punën e barnatores spitalore dhe Departamentit të Laboratorëve Diagnostikues, si dhe me kapacitetet, mënyrën e punës, shërbimet mjekësore dhe zbatimin e protokolleve më bashkëkohore në trajtimin e pacientëve.
Kjo vizitë është pjesë e programit mësimor të nxënësve të Shkollës së Mesme Komunale Mjekësore "Dr. Jovan Kallauzi" nga Manastiri.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.