Acibadem Sistina

Ekipi ynë i plotë mjekësor dhe të gjitha kapacitetet e spitalit janë në dispozicion për t’u kujdesur për të lënduarit

16.03.2025

Shprehim ngushëllimet tona të thella për familjet e të gjithë të lënduarve në këtë ngjarje katastrofike që ka tronditur gjithë opinionin publik. Pas marrjes së informacionit për aksidentin tragjik në Koçan, Spitali Klinik "Acibadem Sistina" formoi një Shtab Krize që është në koordinim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë. Që nga mëngjesi i sotëm, dyert e institucionit tonë shëndetësor janë të hapura për të gjithë pacientët e lënduar.

Ekipi ynë i plotë mjekësor dhe të gjitha kapacitetet e spitalit janë në dispozicion për t’u kujdesur për të lënduarit. Tri automjete mjekësore të spitalit që nga mëngjesi janë në terren dhe janë të angazhuara në transportin mjekësor të pacientëve të lënduar drejt institucioneve shëndetësore përkatëse.
Deri tani, në spitali tonë janë pranuar katër pacientë, dy vajza dhe dy djem, për të cilët është siguruar kujdesi më i mirë mjekësor.
Me ndihmën e tri automjeteve tona për transport mjekësor të pajisura plotësisht dhe me 3 ekipe mjekësore, së shpejti do të realizohet transporti ndërkombëtar i pacientëve të lënduar rëndë nga KARMI në një institucion shëndetësor në një shtet fqinj.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.