Te pacienti 85-vjeçar, Dimitar Markov, me sukses u realizua operacioni për heqjen e një tumori të madh në fshikëzën e urinës. Kur filluan simptomat, ai kërkoi zgjidhje për problemin e tij dhe mori rekomandim për një konsultë te specialisti i urologjisë, Dr. Aleksandar Mickovski.
“Para disa vitesh kam pasur një ndërhyrje kirurgjikale në prostatë. Kur vura re se simptomat po përsëriteshin, veçanërisht praninë e gjakut në urinë, kërkova këshillë dhe mora rekomandim për një konsultë te specialisti i urologjisë, Dr. Aleksandar Mickovski, i cili punon në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, me qëllim që të marr një diagnozë të saktë dhe ta zgjidh problemin tim," thotë pacienti Dimitar Markov.
Pas ekzaminimeve diagnostikuese, Dr. Mickovski konfirmoi praninë e një tumori të madh në fshikëzën e urinës, i cili duhej të hiqej.
“Te pacienti ynë u krye me sukses një operacion kirurgjikal për heqjen e një formacioni tumoral të madh në fshikëzën e urinës. Materiali u dërgua për analizë histopatologjike, e cila konfirmoi se ndryshimi ishte beninj. Pacienti u lirua për trajtim në shtëpi në gjendje të mirë të përgjithshme, me terapi adekuate dhe rekomandime për kujdes gjatë periudhës së shërimit", tha Dr. Mickovski.
Pas operacionit, z. Markov thotë se ndjehet mirë, pa asnjë ankesë dhe i kryen pa probleme aktivitetet e tij të përditshme. Ai shpreh mirënjohjen për profesionalizmin dhe përkushtimin e Dr. Mickovskit, i cili e zgjidhi problemin e tij në një kohë të shkurtër.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.