Acibadem Sistina

Eksperienca e pacientëve

“DR. MITKO KARAGJOZOV ËSHTË SHPËTIMTARI IM”

11.12.2024

VETËM NJË MUAJ PAS RIKUPERIMIT NGA SHTATË NDËRHYRJET E RËNDA KIRURGJIKALE, DR. HARADINAJ IU RIKTHYE ME PËRKUSHTIM PACIENTËVE TË TIJ

 Të gjithë jetën e tij ia ka kushtuar mjekësisë, me një qëllim që t’u ndihmojë pacientëve. Gjinekologu Dr. Nusret Haradinaj nga Kosova thotë se ai ushtron profesionin më të bukur dhe fisnik ndërsa gëzimi më i madh për të është akti i lindjes dhe sjellja në jetë e një jete të re. I përkushtuar, profesionist me përvojë dhe i respektuar ndër pacientët në Kosovë, mjeku 70-vjeçar gjatë një lindjeje filloi të ndjente dhimbje të forta dhe të padurueshme në këmbë. Koleget e tij menjëherë i kanë dhënë terapi antikoagulante dhe e kanë dërguar në sallën e operacionit.

“Nga salla e operacionit ku unë duhej të operoja, për më pak se një orë, erdhi momenti kur mua duhej të më bëhej një operacion. Në të njëjtën ditë në Prishtinë më kanë bërë një operacion serioz. Mjekët bënë gjithçka që ishte në kompetencat e tyre, kanë vendosur një bajpass, më shpëtuan këmbën, por më pas filluan komplikimet. Ndryshimet metabolike që pësova nga qarkullimi i çrregulluar shkaktuarn ndryshime të mëdha në trupin tim dhe më rëndësuan gjendjen. Mjekët thonë se kishin bërë gjithçka dhe se nuk kishin mundësi për një monitorim të mëtejshëm të gjendjes time. Më kanë dhënë këshillë për të kërkuar një klinikë të mirë. Nga miqtë e mi mora një rekomandim për Dr. Mitko Karagjozov nga Spitali klinik “Acibadem Sistina”, shpjegon Nusreti.

DR. KARAGJOZOV ËSHTË NJË MJEK ME DUART E ARTA DHE ZËMËR TË MADHE

Pas një procedurë të shpejtë, e kishin transferuar në spitalin klinik 'Acibadem Sistina'. E priti një ekip i shkëlqyer dhe që në momentin e parë ai e dinte se ishte në duar të sigurta.

"Më kanë pritur shumë mirë këtu, të njëjtën ditë më kanë pranuar dhe më kanë operuar. Më shpjeguan seriozitetin e ndërhyrjes, por duart e arta dhe profesionalizmi i mjekut Dr. Karagjozov bënë që të jem i gjallë dhe të ngrihem në këmbë. Nga momenti i pranimit deri në momentin e hyrjes në sallën e operacionit, të gjithë personat u sollën me profesionalizëm të jashtëzakonshëm. Kam kryer disa ndërhyrje dhe gjithçka ishte bërë për të më shpëtuar jetën dhe këmbën. Isha përgatitur edhe për amputim të këmbës, por ata arritën ta shpëtonin. Jam thellësisht mirënjohës. Shëndeti im ishte gjithmonë prioriteti i tyre. Kujdesi për pacientët në spitalin tuaj është në nivelin më të lartë. Keni personelin më të mirë; të gjithë u sollën si familje, si motër dhe vëlla dhe jo vetëm ndaj meje, por ndaj të gjithë pacientëve.", thotë Nusret.

PËRKRAHJA E FAMILJES DHE STAFI MJEKËSORI ËSHTË MË E RËNDËSISHME

Gjatë kësaj periudhe të pasigurisë dhe luftës, përkrahja e të afërmve dhe stafit mjekësor ka pasur rol kryesor në një trajtim dhe mjekim të suksesshëm. Nusretit i janë bërë 7 operacione, ka qëndruar disa muaj i shtrirë në spital, dhe një pjesë të qëndrimit e ka kaluar në Njësinë e Kujdesit Intensiv.

"Për tre muaj kam qenë i lidhur pas shtratit, por çdo ditë kam ndjerë përkushtimin dhe kujdesin e ekipit mjekësor dhe të afërmve. Kjo ndjenjë më dha forcën për të vazhduar luftën time dhe për t’u rikuperuar shpejt pas çdo operacioni. Një njeri vetë nuk mund të bëjë asgjë, jam tepër i lumtur që pranë meje kam njerëzit e vërtetë. Falë profesionalizmit të tyre, teknologjisë moderne dhe përkushtimit, unë përsëri u ngrita në këmbë. Dr. Karagjozov nuk është vetëm mjek, por ai është njeri me një zemër të madhe, me një raport të veçantë dhe qasje të veçantë ndaj çdo pacienti," thotë Nusreti.

Specialisti i kirurgjisë torakovaskulare, Dr. Mitko Karagjozov, thotë se çdo pacient është i veçantë dhe se ekipi tij me përkushtim maksimal kujdeset për secilin pacient.

“Ky është një rrëfim me një përfundim të lumtur, për të cilin flas me shumë gëzim. Ky pacient ishte në një gjendje serioze shëndetësore, me arterosklerozë në arteriet dhe falë qasjes multidisiplinare dhe besimit të tij, përsëri u ngrit në këmbë. Në spitalin tonë, ai u transferua në një gjendje shumë të rëndë, me rrezik të lartë për jetën. Për ta rikthyer pacientin përsëri në jetë, nevojiteshin disa ndërhyrje kirurgjikale. Pas disa javësh nga lëshimi nga spitali, ai më dërgoi një fotografi duke ekzaminuar pacientët e tij dhe kjo më gëzoi shumë,” tha Dr. Mitko Karagjozov.

Pacienti Nusret Haradinaj tani ndjehet shumë mirë. Dy javë pas lëshimit nga spitali, ai ka filluar përsëri të punojë në ordinancën e tij duke treguar përkushtim të madh në kujdesin ndaj pacientëve. Ai vazhdon të ndjekë këshillat që i ka marrë nga Dr. Karagjozov, kujdeset për mënyrën e ushqimit dhe vjen për kontrollet e rregullta. Ngadalë, po i rikthehet jetës së mëparshme dhe obligimeve të përditshme.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.