Acibadem Sistina

Nxënësit e SGGU “Zdravko Cvetkovski” në vizitë në “Acibadem Sistina”

05.12.2024

Nxënësit e SGGU “Zdravko Cvetkovski” e vizituan Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, me qëllim që të njihen më afër me arkitekturën dhe procesin e projektimit të një institucioni shëndetësor kompleks. Theksi i veçantë u vendos në atë se si arkitektura dhe dizajni i brendshëm kontribuojnë në komoditetin e pacientëve dhe stafit mjekësor.

Pas ligjëratës edukative, nxënësit realizuan një vizitë rreth spitalit dhe vizituan disa reparte, ku i shqyrtuan hapësirat dhe u njohën me infrastrukturën, organizimin dhe funksionalitetin e tyre. Punonjësit e Departamentit për Rikonstruim dhe Mirëmbajtje ua shpjeguan nxënësve rëndësinë e dizajnit funksional, ndriçimit natyral, materialeve që përdoren, si dhe integrimin e teknologjive moderne në institucionet shëndetësore.

Kjo vizitë edukative u organizua me qëllim që t’u mundësojë nxënësve të njihen më mirë me parimet moderne arkitektonike dhe të dizajnuese që zbatohen gjatë projektimit të një objekti shëndetësor. 

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.