Spitali klinik “Acibadem Sistina” është i vetmi spital në vendin tonë në të cilin kryhet procedura minimale invazive Rezūm™ Water Vapor Therapy për trajtimin e hiperplazisë beninje të prostatës. Kjo metodë përdorë ngrohtësi, e cila fitohet nga avulli i ujit dhe përdoret për ta shkatërruar tepricën e qelizave që shkaktojnë zmadhimin e prostatës. Këtë ndërhyrje e realizon ekipi i urologëve me përvojë: Dr. Aleksandar Mickovski, Prof. Dr. Sotir Stavridis dhe Dr. Vlladimir Llozanovski.
“Gjatë kësaj procedure minimale invazive, përmes një gjilpëre shumë të hollë, indi i prostatës së zmadhuar trajtohet drejtpërdrejt me avull uji. Ky avull, sapo të futet në ind, kondensohet shpejt dhe çliron energji termike, e cila shkatërron qelizat e indit të zmadhuar.. Si rezultat, zvogëlohet madhësia e saj dhe ulet presioni mbi uretrën, duke përmirësuar ndjeshëm rrjedhën e urinës dhe duke lehtësuar simptomat e hiperplazisë beninje të prostatës (HBP),” shpjegon Dr. Aleksandar Mickovski.
Numri i trajtimeve me avull varet nga madhësia e prostatës, ndërsa reagimi ndaj këtij trajtimi është i ndryshëm për çdo pacient.
“Përparësia kryesore e kësaj metode minimalisht invazive është ruajtja e plotë e funksionit seksual te pacientët, përfshirë edhe aftësinë për ejakulim të spermës – gjë që deri më tani nuk ishte e mundur me procedurat e tjera. Trajtimi zgjat shumë shkurt dhe pacienti mund të largohet nga spitali të njëjtën ditë, zakonisht pas 2 deri në 3 orë” thekson Dr. Aleksandar Mickovski.
Me këtë procedurë minimale invazive, pacientëve u mundësohet një kthim i shpejtë në aktivitetet e përditshme. Përmirësimi i simptomave fillon të ndihet pas dy javësh, ndërsa shërimi i plotë mund të pritet brenda një periudhe deri në tre muaj.
Dr. Aleksandar Mickovski shpjegon se shenjat e zmadhimit të prostatës janë të pranishme tek 50% e meshkujve mbi 60 vjeç dhe tek 90% e meshkujve mbi 85 vjeç. Hiperplazia beninje e prostatës është një proces patologjik i cili shkakton shumëzim të tepërt të qelizave të prostatës, që rezulton me zmadhimin e volumit të gjëndrës. Ky zmadhim mund të shkaktojë obstruksion të uretrës, vështirësi në zbrazjen e fshikëzës së urinës dhe në disa raste bllokim të plotë. Simptomat kryesore të hiperplazisë së prostatës përfshijnë: urinim të shpeshtë, vështirësi në fillimin e urinimit, nevojë të papritur dhe të fortë për të urinuar, derdhje të dobët të urinës, përforcim të fillimit dhe mbajtjes së urinimit, si dhe urinim gjatë natës.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.