Nga data 15 deri më 17 nëntor, në Shkup u mbajt simpoziumi me temë: “Aktualitetet në Neonatologji 2024,” i cili ishte i përkushtuar Ditës Botërore të Foshnjave të Lindura Para Kohe. Simpoziumi, i organizuar nga Shoqata e Neonatologëve të Maqedonisë, mblodhi mbi 150 mjekë, neonatologë, pediatër, gjinekologë, perinatologë dhe kirurgë nga vendi ynë, si dhe ligjërues të ftuar nga Sllovenia, Kroacia dhe Serbia. Gjatë tij u mbajtën mbi 30 ligjërata të strukturuara në sesione të fokusuara në problematika të ndryshme në fushën e neonatologjisë.
Pjesëmarrje aktive me ligjëratat e tyre kishin edhe mjekët nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”: Prim. Dr. Shk. Dushko Fidanovski, në cilësinë e kryetarit të Bordit Shkencor dhe anëtarit të Bordit Drejtues të Shoqatës; Dr. Shk. Aleksandar Sajkovski; Doc. Dr. Natasha Najdanovska-Allulloska; Dr. Radica Muratovska-Delimitova; Prof. Dr. Aneta Demerxhieva; Doc. Dr. Kornelija Trajkova; Dr. Pavle Dimçev dhe Doc. Dr. Risto Simeonov.
Gjetjet më të fundit në parandalimin e lindjeve të parakohshme dhe trajtimin e foshnjave të lindura para kohe u prezantuan në sesione të veçanta, ku u trajtuan problematika të ndryshme në fushën e sëmundjeve të sistemit të frymëmarrjes, sistemit kardiovaskular dhe sistemit nervor qendror. Po ashtu, u mbajtën sesione të dedikuara për problemet më të zakonshme kirurgjikale te të porsalindurit, si edhe për çështje perinatologjike dhe programe parandaluese për foshnjat e lindura para kohe. Ky simpozium ofroi një mundësi të shkëlqyeshme për shkëmbimin e përvojave me ekspertë të njohur në fushën e neonatologjisë nga vendi dhe rajoni, duke mundësuar marrjen e njohurive mbi arritjet më të fundit shkencore dhe trajtimet bashkëkohore. Gjithashtu, kontribuoi në përmirësimin e aftësive profesionale për ofrimin e kujdesit optimal shëndetësor për të porsalindurit.
Copyright © 2024 Developed by Unet All rights reserved.