Me rastin e Ditës Botërore të Radiologjisë, më 7 dhe 8 nëntor në Shkup u mbajt Simpoziumi Ndërkombëtar i Neuroradiologjisë me sesion të dedikuar për zhvillimin dhe perspektivat e ardhshme të radiologjisë ndërhyrëse neurologjike në të cilën mikpritëse ishte simpoziumi ishte Doc. Dr. Menka Lazareska, specialiste e neuroradiologjisë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”, e cila mori pjesë me dy ligjërata të saj.
Moderator i ngjarjes ishte Doc. Dr. Aleksandar Gjoreski, specialist i radiologjisë nga “Acibadem Sistina”, i cili njëkohësisht është edhe kryetar i Shoqatës Maqedonase të Radiologëve. Në këtë ngjarje, përveç ekipit radiologjik të spitalit tonë, morën pjesë edhe radiologë eminentë nga e gjithë Evropa, u mbajtën ligjërata dhe punëtori të shumta ku u prezantuan arritjet më të fundit mjekësore në fushën e neuroradiologjisë.
Dita Botërore e radiologjisë festohet çdo vit më 8 nëntor, për nder të fizikanit dhe shkencëtarit gjerman Wilhelm Konrad Röntgen, i cili zbuloi rrezet X në fund të shekullit të 19-të, pa të cilat mjekësia moderne nuk mund të imagjinohet sot. Prej atëherë e deri më sot, radiologjia është zhvilluar dhe modernizuar pra në ditët e sotme kemi shumë metoda radiologjike që përdoren pothuajse në çdo degë të mjekësisë.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.