Nën moton “T’i kapërcejmë dallimet- Mbështetje për të gjithë në procesin e ushqyerjes me gji” nga 1-7 gusht shënohet Java Botërore e ushqyerjes me gji

03.08.2024

Gjithkund nëpër botë çdo vit nga 1 deri më 7 gusht shënohet Java Botërore e ushqyerjes me gji me qëllim për të promovuar ushqyerjen me gji, ngritjen e ndërgjegjes për rendësin e saj dhe për të treguar përfitimet e qumështit të gjirit. Spitali klinik “Acibadem Sistina” si maternitet më i madh privat në vendin tonë dhe rajon i cili shënon rezultate të shkëlqyeshme dhe arritje në të ushqyerit e foshnjave të lindura në këtë spital, çdo vit merr pjesë dhe i mbështet aktivitetet në lidhje me Javën Botërore të ushqyerjes me gji.
Prim. Dr. Dushko Fidanovski, specialist në pediatri thotë se në Spitalin klinik “Acibadem Sistina” edukimi i nënave të ardhshme fillon akoma gjatë shtatzënisë përmes mbajtjes së ligjëratave falas në të cilat një ekip mjekësor me përvojë i përbërë nga neonatologë dhe infermiere të trajnuara ua prezantojnë pacienteve avantazhet e ushqyerjes me gji dhe përdorimin e qumështit të gjirit. Gjatë qëndrimit në spital, nënat i viziton edhe një nutriocioniste e cila i këshillon pacientet për ushqimin e drejtë gjatë periudhës së ushqyerjes me gji.
„Inicimi i hershëm i ushqyerjes me gji, gjatë 24 orëve të para është me rëndësi të madhe për një fillim të suksesshëm të laktacionit dhe mirëmbajtjen e tij gjatë muajve në vijim. Menjëherë pas lindjes në spitalin tonë vendoset kontakti lëkurë më lëkurë në gjoksin e nënës dhe disa orë nga lindja iniciohet ushqyerja e parë me gji.  Departamenti i Neonatologjisë është i krijuar sipas parimit rooming in 24 orësh që nënkupton qëndrimin e nënës me foshnjën në një dhomë që nga momenti i lindjes deri në ditën e lëshimit të maternitetit, gjë është shumë e rëndësishme për përshtatjes normale të foshnjës dhe procesin e fillimit të laktacionit dhe ushqyerjen me gji. Nënat marrin këshilla, mbështetje dhe ndihmë gjatë mësimit të teknikave të ushqyerjes me gji me qëllim më lehtë t’i kapërcejnë vështirësitë me të cilat përballen në fillim të këtij procesi”, thotë Dr. Fidanovski.  
Qumështi i gjirit përmban të gjitha vlerat ushqyese, vitamina, minerale, oligoelemente por edhe komponentë që kanë efekt antiinfekiv, antiinflamator dhe imunomodulator për një rritje dhe zhvillim optimal duke ofruar mbrojtje efikase nga sëmundjet që mund ta prekin organizmin e papjekur. Qumështi i gjirit i mbron fëmijët nga infeksionet respiratorë dhe enterale ndaj të cilave janë ekspozuar të sapolindurit dhe foshnjat, ndërsa tek foshnjat e lindura para kohe ul përqindjen e komplikimeve më të shpeshta si: enterkoliti nekrotizues, sëmundja kronike  pulmonare, retinopatia tek foshnjat e lindura para kohe, i mbron nga infeksionet më të rënda  dhe me këtë  ndikon në uljen e vdekshmërisë neonatale, foshnjore dhe vdekshmërisë tek fëmijët deri në moshën 5 vjeçare.
“Për fëmijët e lindur para kohe dhe fëmijët që nga arsye të ndryshme janë ndarë nga nënat dhe qëndrojnë në Departamentin e Kujdesit Intensiv Neonatal ka hapësira speciale për nxirjen e qumështit të gjirit me qëllim që këta fëmijë të ushqehen me qumështin e gjirit pa pengesa ndërsa në këtë repart ka edhe mundësi për ruajtën e qumështit. Nënat marrin edukime të veçanta për kujdes nga ana e personelit mjekësor dhe marrin pjesë në përgatitjen e ushqimit, me qëllim që në mënyrë të sigurt të kujdesen për fëmijën në shtëpinë e tyre”, thotë Dr. Fidanovski.
Pas lëshimit të maternitetit brenda 48 orësh infermiere të trajnuara i kontaktojnë nënat dhe sipas nevojës i vizitojnë dhe u ndihmojnë atyre në zbatimin e suksesshëm të ushqyerjes me gji në shtëpinë e tyre. Edukimi për ushqimin e drejtë dhe ushqyerjen me gji vazhdon edhe gjatë ekzaminimeve të rregullta kontrolluese të foshnjës në ordinancat ku monitorohen rritja dhe zhvillimi i foshnjës.

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.