Mjekët e Departamentit të Mjekësisë Nukleare nga Spitali Klinik “Acibadem Sisitina”, Dr. Liljana Muratovska dhe Dr. Biljana Crcareva, Mr. Sci, specialiste në mjekësi nukleare morën pjesë aktive në Kongresin e 11-të Ballkanik për Mjekësi Nukleare duke u prezantuar me prezantimet e tyre dhe ishin pjesë e komitetit shkencor dhe organizativ.
Ngjarja u mbajt nga data 30 maj deri më 2 qershor në Shkup dhe ishte në organizim të Shoqatës së Mjekësisë Nukleare të Maqedonisë në bashkëpunim me shoqatat ballkanike të Mjekësisë Nukleare, dhe u mbështet nga IAEA (International Atomic Energy Agency) dhe EANM (European Association of Nuclear Medicine).
Në këtë ngjarje përveç mjekëve nga Departamenti i Mjekësisë Nukleare morën pjesë edhe mjekët nga Departamenti i Histopatologjisë, Prof. Dr. Xhengis Jashar dhe Dr. Elena Stojkoska.
Kongresi ishte i akredituar nga Dhoma e Mjekëve.