Acibadem Sistina

Tri qendrat e reja të specializuara - Nga diagnostifikimi deri tek zgjidhja

24.01.2024

Tri qendrat e reja të specializuara zyrtarisht filluan të funksionojnë në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Këto qendra ofrojnë trajtimin e plotë të pacientëve nga diagnostifikimi deri tek zgjidhja. Koncepti i Qendrës së menaxhimit të dhimbjes, Slim Body Center dhe Qendrës për trajtimin e fëmijëve me pengesa në zhvillim u mundëson pacientëve në një vend të marrin diagnozë të saktë dhe të hershme, qasje disiciplinare gjatë trajtimit, rehabilitim dhe monitorim. Përvoja shumëvjeçare dhe profesionalizmi i mjekëve, puna ekipore e mjekëve dhe teknologjitë më bashkëkohore me të cilat disponon “Acibadem Sistina” ua mundësojnë pacientëve kujdesin më të mirë. Drejtori mjekësor i Spitalit klinik “Acibadem Sistina”, Prof. Dr. Igor Kaftanxhiev, shpjegon se veçantia e këtyre qendrave qëndron në punën ekipore dhe pajisjen duke i bërë ato të vetme nga ky lloj në shtetin tonë.

“Është e rëndësishme të theksohet se këto tri qendra punojnë sipas një parimi, dmth. pacienti pranohet nga një mjek specifik, i cili bën vlerësimin dhe në varësi të nevojës për të gjetur zgjidhjen, e referon pacientin tek një specialist. Domethënë, një mjeku ju udhëzon gjatë gjithë procesit në mënyrë që t’ia lehtësojë qëndrimin në spital dhe më e rëndësishmja që të gjendet një zgjidhje sa më shpejtë. Spitali klinik “Acibadem Sistina” ka mjekë profesionistë dhe me përvojë, teknologji moderne dhe kapacitete që mund t’u përgjigjen kërkesave dhe nevojave më specifike të pacientëve”, shpjegon Prof. Dr. Kaftanxhiev.
 
QENDRA E PARË DHE E VETME PËR MENAXHIMIN E DHIMBJES
Në “Acibadem Sistina” është vënë në funksion qendra e re dhe unike për menaxhimin e dhimbjes me një qasje multudisiplinare, e cila është qendra e vetme nga ky lloj në vendin tonë dhe për herë të parë është e hapur në këtë institucion shëndetësor. Qendra e menaxhimit të dhimbjes u mundëson pacientëve përmes një plani të personalizuar për trajtim nga ana e ekipit multidisiplinar të specialistëve të marrin terapi adekuate për lehtësimin e dhimbjes, diagnozë të saktë dhe zgjidhje për problemin e tyre në një vend. Kjo qendër është unike sepse ofron mundësinë për kryerjen e procedurave intervente, procedurave minmale invazive dhe jo invazive përmes spitalit ditor dhe trajtim në repart. Në trajtimin e pacientëve që do të pranohen në këtë qendër dhe do të trajtohen me një qasje multidisiplinare janë përfshirë specialistë nga disa specialitete si: onkolog, anesteziolog, radiolog intervent, traumatolog- ortoped, ftiziatër dhe psikiatër.
Koordinatore e kësaj qendre është Prim. Dr. Tatjana Spirovska, specialiste në anesteziologji me reanimatologji. Në Qendrën e menaxhimit të dhimbjes do të ofrohen dy lloje trajtimesh, trajtime lidhur me dhimbjen kronike dhe trajtimi i dhimbjes tek pacientët onkologjike.
 
„AS SLIM BODY CENTER“ TRAJTIM MJEKËSOR PËR DOBËSIM TË SHËNDETSHËM
Acibadem Sistina Slim body center është një koncept i ri i cili përfshin një trajtim të detajuar mjekësor të sinkronizuar dhe të përpunuar për pacientët që kanë probleme me mbipeshë. Avantazhet kryesore e kësaj qendre është evaluimi i pacientëve me çka fillon trajtimi i mbipeshës. Ky koncept zbatohet tek fëmijët dhe të rriturit që kanë probleme me mbipeshë. Bëhet fjalë për mjekësi të bazuar në prova, janë përfshirë të gjitha aspektet mjekësore lidhur me mbipeshën dhe trajtimin e saj, si dhe për trajtimin e komplikimeve të mundshme.
Koordinatore e kësaj qendre është Dr. Nadica Bozhivnovska Dimova, specialiste në endokrinologji, ndërsa duke pasur parasysh punën e sinkronizuar komplekse të specialiteteve në këtë qendër janë përfshirë disa mjekë të ndryshëm: endokrinologë, gastroeneterohepatologë, kardiologë, nutricionisë, psikiatër, kirurgë abdomnale, ortopedë, ftiziatër, specialistë në mjekësi nukleare, kirurgji plastike dhe trajnerë të fitnesit.
 
QENDRA MË BASHKËKOHORE PËR TRAJTIMIN E FËMIJËVE ME PENGESA NË ZHVILLIM
Vitet e para të jetës janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të fëmijëve. Por tek disa fëmijë shumë shpesh vërehen vonesa në zhvillim, një gjendje kur fëmija nuk ka arritje adekuate për moshën. Pra, mjekët këshillojnë nëse prindërit vërehen ndonjë problem në zhvillim ose konsiderojnë se fëmija e tyre zhvillohet më ngadalë sesa fëmijët e tjerë ose nuk zhvillohet si moshatarët, të mos presin as një minutë më shumë. Sa më herët vendoset diagnoza dhe sa më herët fillohet me trajtimin, aq më mire do të jetë përparimi i fëmijës dhe do të përmirësohet cilësia e jetës së tij, shpjegon Prof. Dr. Aneta Demerxhieva, specialiste në pediatri, e cila është koordinatore e Qendrës për trajtimin e fëmijëve me pengesa në zhvillim.
Meqenëse bëhet fjalë për një kategori të ndjeshme të fëmijëve për përpunimin e tyre janë përshirë disa specialistë që i trajtojnë fëmijët me një qasje multidisiplinare. Ekipi i Qendrës për diagnostifikim dhe trajtim të fëmijëve me pengesa në zhvillim përbëhet nga: një pediatër për zhvillim, neurolog pediatrik, edukatorë special- defektologë, specialistë në psikiatri pediatrike, psikolog, nutricionist dhe fiziatër për fëmijë.
Qendra disponon me aparaturë të plotë të nevojshme për monitorimin e fëmijëve dhe për trajtimin e tyre. Qendra është e dizajnuar dhe e pajisur në një ambient të këndshëm për fëmijët dhe me qëllim për ta reduktuar stresin dhe shqetësimit të fëmijës dhe shoqëruesit të tij gjatë qëndrimit në spital.
Vitet e para të jetës janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e mëtejshëm të fëmijëve. Por tek disa fëmijë shumë shpesh vërehen vonesa në zhvillim, një gjendje kur fëmija nuk arrin zhvillim adekuat për moshën. Pra, mjekët këshillojnë nëse prindërit vërehen ndonjë problem në zhvillim ose konsiderojnë se fëmija e tyre zhvillohet më ngadalë sesa fëmijët e tjerë ose nuk zhvillohet si moshatarët, të mos presin as një minutë më shumë. Sa më herët vendoset diagnoza dhe sa më herët fillohet me trajtimin, aq më mirë fëmija do të shënojë përmirësim në përparim dhe do të përmirësohet cilësia e jetës së tij, shpjegon Prof. Dr. Aneta Demerxhieva, specialiste në pediatri, e cila është koordinatore e Qendrës për trajtimin e fëmijëve me pengesa në zhvillim.
Meqenëse bëhet fjalë për një kategori të ndjeshme të fëmijëve në trjatimin e tyre janë përshirë disa specialistë që i trajtojnë fëmijët me një qasje multidisiplinare. Ekipi i Qendrës për diagnostifikim dhe trajtim të fëmijëve me pengesa në zhvillim përbëhet nga: një pediatër për zhvillim, neurolog pediatrik, edukatorë special- defektologë, specialistë në psikiatri pediatrike, psikolog, nutricionist dhe fiziatër për fëmijë.

Qendra disponon me aparaturë të plotë të nevojshme për monitorimin e fëmijëve dhe për trajtimin e tyre. Qendra është e dizajnuar dhe e pajisur në një ambient të këndshëm për fëmijët për ta reduktuar stresin dhe shqetësimit të fëmijës dhe shoqëruesit të tij gjatë qëndrimit në spital. 

Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.