Më shumë se 2.000 mjekë nga bota morën pjesë në Kongresin e 18 botëror të mjekësisë fetale, që u mbajt në qytetin e Spanjës, Alikante në periudhën nga 25 deri në 26 qershor. Në kongresin mori pjesë edhe Dr. Irena DShuplinovska, mjeke gjinekologe nga Spitali Klinik “Acibadem Sistina”. Bëhet fjalë për një kongres botëror të perionatologjisë që është në organizim të Organizacionit për mjekësi fetale në krye me Dr. Kipros Nikolaides, i cili është njëri prej pioniereve në mjekësinë fetale në botë.Në kongresin u prezantuan disa tema, ndërsa theksi kryesor u vendos në detektimin e hershëm të preeklampsive, lindjen e parakohshme, anomalitë më të ndryshme fetale, detektimin e tyre dhe mundësi për terapi fetale, skriningun e hershëm të aneuploideve, ekokardiografi fetale, shtatzëninë me rrezik të lartë, kirurgjinë fetale.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.