Mbi 30 mjekë dhe persona mjekësorë përmes Shoqatës franceze – ukraine për sinergji në fushën e shëndetësisë (ASFUDS) sot ishin në vizitë të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”. Bëhet fjalë për mjekë gjinekologë, ortopedë, kardiologë dhe persona mjekësorë që punojnë në qendrat emergjente në Ukrainë të cilët vizituan departamentet e ortopedisë, gjinekologjisë dhe kardiologjisë, departamentin e radiologjisë, njësinë e Kujdesit intensiv dhe sallat e operacioneve. Vizitën e realizuan me iniciativë të tyre. Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” e kanë zgjedhur si lider në rajonin sipas kapaciteteve, standardeve dhe shërbimeve që i ofron.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.