Më 10 dhjetor në Shkup u mbajt takimi i parë profesional i Shoqatës së sapoformuar maqedonase të infermierëve të anestezisë, reanimacionit dhe kujdesit intensiv (SHMIARKI). Shoqata është profesionale, kombëtare, jopolitike, vullnetare dhe e pavarur dhe është formuar me qëllim për t’i bashkuar të gjithë infermierët/teknikët që punojnë në departamentet e anestezisë, reanimacionit dhe kujdesit intensiv nga të gjitha institucionet mjekësore shtetërore dhe private në Maqedoni.
Në takimin profesional mori pjesë edhe Kryetarja e shoqatës së mjekëve të anestezionit, reaminacionit dhe mjekimit intensiv Doc. Dr. Vesna Durnev prezantoi temën e saj profesionale dhe ka bërë thirrje për një bashkëpunim të përbashkët mes dy shoqatave. Në këtë ngjarje ishin të pranishëm shumë kolegë dhe kolege të spitalit tonë duke treguar interes të madh për aktivitete të ardhshme në këtë shoqatë.
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.