ME LOJË, EDUKIM DHE MBËSHTETJE: EKIPI I SPITALIT “ACIBADEM SISTINA” PJESË E PKU CAMP 2026

ME LOJË, EDUKIM DHE MBËSHTETJE: EKIPI I SPITALIT “ACIBADEM SISTINA” PJESË E PKU CAMP 2026

23.11.2026

Më 21 nëntor, nën organizimin e Shoqatës për Mbështetjen e Personave me Fenilketonuri “PKU Heronj”, u mbajt edicioni i sivjetmë i aktivitetit PKU Camp 2026. Në këtë ngjarje mori pjesë edhe ekipi i Departamentit të Pediatrisë të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”, i cili përmes aktiviteteve edukative dhe interaktive u ofroi fëmijëve me fenilketonuri dhe familjeve të tyre mundësinë për të mësuar më shumë rreth kësaj gjendjeje, për të shkëmbyer përvoja dhe për të përfituar mbështetje profesionale.

Në aktivitet morën pjesë:

Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, të shoqëruar me energji pozitive, fëmijët u përfshinë në lojëra dhe aktivitete kreative, të përshtatura sipas moshës dhe interesave të tyre. Njëkohësisht, prindërit patën mundësinë të bisedojnë me profesionistët shëndetësorë për sfidat me të cilat përballen në përditshmëri, duke u fokusuar veçanërisht në ushqyerjen e duhur, kujdesin, rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve me nevoja specifike që lidhen me fenilketonurinë.

Përveç karakterit edukativ, aktiviteti shërbeu edhe si një mundësi e rëndësishme për afrimin dhe ndërlidhjen e familjeve që përballen me sfida të ngjashme. Shkëmbimi i përvojave personale dhe komunikimi i drejtpërdrejtë me profesionistët shëndetësorë kontribuuan në forcimin e besimit, kuptimin më të mirë të kësaj gjendjeje dhe krijimin e një ndjenje solidariteti dhe përkatësie.

Pjesëmarrja në PKU Camp 2026 dëshmon edhe një herë përkushtimin e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” ndaj shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve. Përmes kujdesit të vazhdueshëm mjekësor, edukimit dhe përfshirjes në iniciativa me përgjegjësi shoqërore, spitali mbetet një partner i rëndësishëm për fëmijët dhe familjet e tyre, duke ofruar mbështetje që shkon përtej kufijve të trajtimit spitalor.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.