PROF. DR. SOTIR STAVRIDIS MORI PJESË NË DITËT E PARA UROLOGJIKE TË SHUMADISË NË SERBI

PROF. DR. SOTIR STAVRIDIS MORI PJESË NË DITËT E PARA UROLOGJIKE TË SHUMADISË NË SERBI

17.11.2026

 Prof. Dr. Sotir Stavridis, specialist i urologjisë, mori pjesë në edicionin e parë të “Ditëve Urologjike të Shumadisë”, që u mbajtën më 13 dhe 14 nëntor 2026 në Kragujevac, Serbi, me temën “Karcinoma e prostatës, hiperplazia beninje e prostatës, karcinoma e veshkave dhe trajtimi i kalkulozës”. Gjatë këtij takimi profesional dyditor, u realizua drejtpërdrejt një nefrektomi parciale laparoskopike (heqje e pjesshme e veshkës), duke demonstruar një qasje bashkëkohore kirurgjikale minimalisht invazive në trajtimin e tumoreve të veshkave. Në këtë ndërhyrje morën pjesë Prof. Dr. Sotir Stavridis, si dhe urologë nga Serbia dhe vendet e rajonit.

Aktiviteti, i organizuar nga Shoqata e Mjekëve të Serbisë dhe Qendra Klinike Universitare në Kragujevac, iu kushtua shkëmbimit të përvojave profesionale, prezantimit të rasteve klinike dhe metodave bashkëkohore për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve urologjike.

Pjesëmarrja e Prof. Dr. Sotir Stavridisit paraqet një mundësi tjetër për shkëmbimin e njohurive dhe përvojës kirurgjikale në nivel ndërkombëtar.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.