Teknologji moderne për diagnostikim të saktë dhe të sigurt, tani me 30% zbritje.
Në Departamentin e Radiologjisë, i pajisur me teknologjinë më bashkëkohore për diagnostikim me precizitet të lartë, çdo ditë mund të kryeni incizim me rezonancë magnetike 3T me 30% zbritje.
MRI 3 Tesla është një aparat modern për rezonancë magnetike që mundëson ekzaminim të shpejtë, të saktë dhe komod, pa përdorimin e rrezatimit jonizues. Falë fushës së fuqishme magnetike, ai siguron imazhe me cilësi të lartë të organeve dhe strukturave të brendshme, duke mundësuar zbulimin e ndryshimeve shumë të vogla, ndërsa koha e ekzaminimit është më e shkurtër krahasuar me MRI 1.5 Tesla. Për më tepër, teknologjia Silent Scan redukton zhurmën, hapja më e gjerë mundëson komfort më të madh, ndërsa me Total Body MRI 3T mund të kryhet skriningu i të gjithë trupit për më pak se një orë.