Nga 25 deri më 27 shtator, në Ohër u mbajt Kongresi i VI Ndërkombëtar i Shoqatës së Infermierëve, Teknikëve dhe Mamive të Maqedonisë (SHITOM), nën moton “Profesion që frymëzon kujdes, përkushtim që ndryshon jetë”.
.jpg)
Në hapjen solemne të kongresit, kryeinfermierja e Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”, Biljana Dilevska, mori pjesë në një panel-diskutim, ku pati mundësinë t’u përgjigjej pyetjeve që lidhen me organizimin e punës së infermierëve, si dhe me mënyrat e përballimit të mungesës globale të infermierëve dhe ndikimin e saj në sistemin shëndetësor të vendit. Pjesëmarrësit në panel-diskutim u pajtuan se modeli i organizimit dhe i punës në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” mund të shërbejë si shembull pozitiv për përmirësimin e organizimit të shërbimeve infermierore në kujdesin shëndetësor terciar, por edhe në sistemin shëndetësor në përgjithësi.
.jpg)
Në pjesën profesionale të kongresit, Biljana Dilevska prezantoi temën “CEREBRAL PLUS (C+) – dosja elektronike e pacientit: transformimi digjital i praktikës infermierore dhe përmirësimi i sigurisë së pacientëve”. Krahas Biljana Dilevskës, pjesëmarrje aktive në kongres me tema profesionale patën edhe përfaqësues të tjerë të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”. Androniki Bibovska, infermiere përgjegjëse për edukime dhe trajnime, prezantoi temën: “Kur teknologjia bëhet mësues: inteligjenca artificiale në edukimin e infermierëve”, ndërsa Dijana Llazarovska u paraqit me temën: “Kujdesi infermieror në gjendje urgjente, kriza dhe konflikte të armatosura”. Pjesa profesionale e pjesëmarrjes së përfaqësuesve të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” u përmbyll me prezantimin e Kristina Ristovskës dhe Lidija Stojanovskës me temën: “Roli i infermieres instrumentare në kirurgjinë e asistuar me robot: sfidat, kompetencat dhe perspektivat e ardhshme”.
.png)
Spitali Klinik “Acibadem Sistina” edhe në këtë kongres, përmes përfaqësuesve të tij, pati mundësinë të shkëmbejë përvoja profesionale, mendime dhe njohuri me kolegë nga vendi dhe rajoni. Infermierët në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” përbëjnë numrin më të madh të stafit mjekësor, ndërsa spitali investon vazhdimisht në trajnime të rregullta dhe programe edukative, me qëllim zhvillimin e tyre profesional, përmirësimin e cilësisë së kujdesit shëndetësor dhe ruajtjen e një niveli të lartë të sigurisë gjatë punës me pacientët. Falë bashkëpunimit të shkëlqyer me Shoqatën e Infermierëve, Teknikëve dhe Mamive të Maqedonisë (SHITOM), edhe një herë u prezantuan risitë, qasjet bashkëkohore dhe standardet e larta sipas të cilave punojnë infermierët në spitalin tonë.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.