SHTATZËNIA E SHËNDETSHME FILLON ME USHQYERJE TË DUHUR DHE AKTIVITET TË PËRSHTATSHËM FIZIK

SHTATZËNIA E SHËNDETSHME FILLON ME USHQYERJE TË DUHUR DHE AKTIVITET TË PËRSHTATSHËM FIZIK

24.09.2026

Në kuadër të ciklit të ligjëratave edukative falas për prindërit e ardhshëm, në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” u mbajt ligjërata me temë “Këshilla për ushqyerje të shëndetshme dhe ushtrime gjatë shtatzënisë”.

Në ligjëratë, fiziatri Dr. Renata Bozhinkoçeva dhe nutricionistja Ana Antovska, Mr. Sci,  ndanë këshilla dhe rekomandime praktike për një shtatzëni të shëndetshme dhe aktive. Të pranishmit patën mundësinë të mësojnë më shumë për rëndësinë e ushqyerjes së duhur, përzgjedhjen e aktiviteteve fizike të përshtatshme dhe mënyrat se si nënat e ardhshme mund të kujdesen në mënyrë të sigurt për shëndetin e tyre dhe zhvillimin e duhur të bebit.

Përmes një diskutimi interaktiv, prindërit e ardhshëm morën përgjigje për pyetjet e tyre dhe udhëzime të dobishme për përvetësimin e shprehive të shëndetshme të jetesës gjatë shtatzënisë.

Ligjërata e radhës do të mbahet më 30 shtator, me temë “Kujdesi për lëkurën dhe dhëmbët gjatë shtatzënisë”. Ligjërues do të jenë Prof. Dr. Andrej Petrov dhe Dr. Mario Ilkovski, të cilët do të ndajnë këshilla profesionale për kujdesin e duhur dhe ruajtjen e shëndetit të lëkurës dhe dhëmbëve gjatë kësaj periudhe të rëndësishme të jetës së gruas.

Me organizimin e këtyre ligjëratave edukative, “Acibadem Sistina” vazhdon t’u ofrojë mbështetje profesionale dhe informacione të dobishme prindërve të ardhshëm, duke i ndihmuar ata që me më shumë siguri dhe përgatitje ta presin ardhjen e anëtarit të ri të familjes. 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.