Acibadem Sistina

NGA SALLA E OPERACIONIT DERI NË PENSIONIMIN E MERITUAR TË DR. BLAGOJA VELKOVSKI

31.08.2026

 

Pas më shumë se dy dekadash punë të përkushtuar në institucionin tonë shëndetësor, Dr. Bllagoja Vellkovski, specialist anesteziolog, sot nis një kapitull të ri në jetën e tij.

Ai ishte pjesë e ekipit mjekësor që nga fillimet e “Mala Bogorodica – Sistina“ dhe gjatë gjithë këtyre viteve la gjurmë të rëndësishme në zhvillimin e Departamentit të anestezionit dhe reanimacionit.

Si një nga shtyllat kryesore të departamentit, për pacientë të panumërt, Dr. Vellkovski ishte simbol i sigurisë, besimit dhe qetësisë, ndërsa për ekipin me të cilin punoi, ai ishte gjithmonë një njeri tek i cili mund të mbështetesh. Në sallën e operacionit, njohuritë, përvoja dhe gjakftohtësia e tij ishin veçanërisht të rëndësishme edhe në momentet më sfiduese.

Sot nuk përcjellim vetëm një profesionist me përvojë, por edhe një koleg të kahershëm, mik dhe njeri që la gjurmë të pashlyeshme në punën e spitalit tonë.

Dr. Vellkovski, ju falënderojmë për të gjitha vitet e përkushtimit, profesionalizmit dhe njerëzillëkut.

Ju urojmë shëndet të mirë, shumë lumturi dhe pafund momente të bukura e të përmbushura në vitet që vijnë.

 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.