Nga 16 shtatori fillon cikli i ri i ligjëratave për gratë shtatzëna dhe prindërit e ardhshëm në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”. Ligjëratat do të mbahen çdo të mërkurë, në orën 18:00, ndërsa në kuadër të ciklit janë parashikuar 9 takime edukative kushtuar temave më të rëndësishme që lidhen me shtatzëninë, lindjen, kujdesin për të porsalindurin dhe hapat e parë në prindërim.
Qëllimi i ligjëratave është që prindërit e ardhshëm, në një vend, të marrin informacione profesionale, praktike dhe të verifikuara, të parashtrojnë pyetje, të marrin përgjigje për dilemat e tyre dhe të këshillohen drejtpërdrejt me profesionistë mjekësorë nga fusha të ndryshme.
Programi përfshin temat që më së shumti u interesojnë prindërve të ardhshëm, duke filluar nga ekzaminimet prenatale dhe zakonet e shëndetshme gjatë shtatzënisë, përmes përgatitjes për lindje, e deri te kujdesi, ushqyerja dhe zhvillimi i duhur i të porsalindurit.
Risi në këtë cikël është fokusi shtesë në zhvillimin e duhur të foshnjës. Në pjesën kushtuar kujdesit për të porsalindurin do të përfshihen edhe këshilla dhe ushtrime praktike, të cilat do t’i ndihmojnë prindërit ta mbështesin më mirë zhvillimin e duhur motorik që nga mosha më e hershme.
Ligjëratat falas për gratë shtatzëna në “Acibadem Sistina” kanë një traditë të gjatë dhe organizohen që nga marsi i vitit 2015. Koncepti i tyre bazohet në edukim, këshillim dhe shkëmbim përvojash, me qëllim që çdo grua shtatzënë të hyjë në periudhën e lindjes dhe prindërimit më e informuar dhe më e sigurt.
Ligjëratat janë falas dhe të hapura për të gjithë të interesuarit, ndërsa secila ligjëratë është e pavarur, që do të thotë se mund t’i bashkoheni ciklit në çdo moment.
Për çdo grua shtatzënë që do të marrë pjesë është parashikuar edhe një dhuratë nga miqtë e Acibadem Sistina Baby.
Presim aplikimet tuaja dhe ju ftojmë që, së bashku me ekipin tonë profesional, të përgatiteni për një nga periudhat më të rëndësishme të jetës.
Në vazhdim programin e plotë.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.