Acibadem Sistina

RISI: TERAPI ME LASER ME INTENSITET TË LARTË (HILT)

06.08.2026

QASJE BASHKËKOHORE NË TRAJTIMIN E DHIMBJES DHE NË REHABILITIM

 Dhimbja, lëvizshmëria e kufizuar dhe shërimi i ngadalshëm mund të çrregullojnë funksionimin e përditshëm dhe cilësinë e jetës. Terapia bashkëkohore HILT, me laser me intensitet të lartë dhe aplikator skanues, përfaqëson një teknologji të avancuar në mjekësinë fizikale dhe rehabilitim. Falë fuqisë së lartë dhe skanimit inteligjent, energjia laserike depërton thellë në inde, duke mundësuar një trajtim preciz, pa dhimbje dhe efikas, me rehati maksimale për pacientin.

Sipas Dr. Anica Haxhi-Petrusheva Jankijeviq, specialiste e mjekësisë fizikale dhe rehabilitimit, kjo lloj terapie ka një fushë të gjerë zbatimi te sëmundjet akute dhe kronike, lëndimet sportive, inflamacionet e tendinave dhe ligamenteve, artroza, dhimbjet në shpinë, qafë dhe shpatulla, fasciiti plantar dhe epikondiliti, si dhe në rehabilitimin postoperativ dhe posttraumatik.

Gjithashtu, ajo përbën një zgjidhje të shkëlqyer për të gjithë ata që dëshirojnë shërim më të shpejtë dhe rikthim në aktivitetet e përditshme.

ÇMIME PROMOCIONALE PËR TRAJTIMET ME HILT

Në Qendrën tonë për terapi fizikale dhe rehabilitim, terapia HILT aplikohet në mënyrë të pavarur ose në kombinim me metoda të tjera fizikale, me qëllim zvogëlimin e dhimbjes, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe rikuperimin më të shpejtë funksional.

Çmimi promocional për një trajtim varion nga 1.500 deri në 2.800 denarë, ndërsa përzgjedhja përfundimtare e terapisë, kohëzgjatja dhe numri i trajtimeve përcaktohen individualisht, pas një kontrolli dhe vlerësimi paraprak nga mjeku fiziatër, në varësi të diagnozës, gjendjes shëndetësore, sipërfaqes që trajtohet dhe nevojave të pacientit.

Një seancë zakonisht zgjat nga 20 deri në 60 minuta. Trajtimi në përgjithësi është pa dhimbje, ndërsa qasja terapeutike përshtatet për secilin pacient, me qëllim arritjen e rezultatit më të mirë dhe më afatgjatë.

PËRFITIMET E TERAPISË HILT

Terapia mundëson zvogëlim të shpejtë të dhimbjes që pas trajtimeve të para, pa përdorimin e barnave ose të procedurave invazive. Energjia laserike stimulon proceset natyrore të rigjenerimit, zvogëlon inflamacionin dhe kontribuon në shërimin më të shpejtë të indeve të dëmtuara. Gjithashtu, përmirësohen qarkullimi lokal dhe furnizimi i qelizave me oksigjen, gjë që e përshpejton më tej rikuperimin.

“Gjatë aplikimit, koka skanuese mundëson shpërndarje të njëtrajtshme të energjisë në të gjithë zonën që trajtohet, duke e bërë trajtimin më preciz, më të sigurt dhe më të rehatshëm. Falë depërtimit të thellë të laserit, mund të trajtohen me sukses edhe struktura që janë të paarritshme për shumë procedura të tjera fizikale”, shpjegon Dr. Haxhi-Petrusheva-Jankijeviq.

Terapia HILT është pa dhimbje, joinvazive dhe nuk kërkon periudhë rikuperimi, duke u mundësuar pacientëve që t’u kthehen menjëherë aktiviteteve të tyre të përditshme. Ajo përfaqëson një zgjidhje bashkëkohore për rikuperim më të shpejtë, lëvizshmëri më të mirë dhe cilësi më të lartë të jetës.

 
 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.