Spitali Klinik “Acibadem Sistina“ ofron paketa speciale për hidroterapi në Departamentin e Mjekësisë Fizikale dhe Rehabilitimit, të cilat realizohen në të vetmen hidro-pistë të këtij lloji në vend.
Hidroterapia kontribuon në përmirësimin e lëvizshmërisë, rrit elasticitetin e indeve të buta, përmirëson tonusin muskulor dhe përshpejton procesin e rikuperimit. Falë vetive të ujit, zvogëlohet presioni mbi nyjet dhe muskujt, lëvizjet bëhen më të lehta dhe më të sigurta, ndërsa pacientët mund ta fillojnë rehabilitimin me më pak dhimbje dhe më shumë siguri..png)
Një pjesë e madhe e pacientëve ndiejnë lehtësim dhe vërejnë përmirësim që pas trajtimeve të para, gjë që u mundëson kthim më të shpejtë dhe më të sigurt në aktivitetet e përditshme.
Para fillimit të trajtimeve, nevojitet konsultë me mjekun fiziatër, i cili do të rekomandojë një plan individual të rehabilitimit.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.