Acibadem Sistina

MËSONI BAZËN TUAJ GJENETIKE PARA PLANIFIKIMIT TË SHTATZËNISË

10.07.2026

Përgatituni për prindërim duke analizuar të gjitha kromozomet në qelizat tuaja – paketë promocionale për kariotipizimin e të dy partnerëve.

Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” kryhet një analizë e detajuar e kariotipit, përkatësisht e tërësisë së të gjitha kromozomeve. Nëpërmjet këtij ekzaminimi zbulohen ndryshimet në numrin dhe strukturën e kromozomeve te prindërit, të cilat mund të ndikojnë në infertilitet, aborte spontane ose anomali te fetusi.

Kjo analizë ndihmon në përcaktimin e bazës gjenetike dhe ofron informacione të vlefshme për ekzaminimet e ardhshme gjenetike prenatale. Caktoni një konsultë gjenetike në numrin 02/30 99 500, veçanërisht nëse keni histori familjare të gjendjeve gjenetike, dhe mësoni se si ato mund të diagnostikohen me metodat bashkëkohore të diagnostikimit gjenetik në “Acibadem Sistina”.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.