Acibadem Sistina

“ACIBADEM SISTINA” PJESË E KONGRESIT TË 42-TË PËR RIPRODHIM HUMAN DHE EMBRIOLOGJI – ESHRE 2026

09.07.2026

 Një pjesë e ekipit të Departamentit për Fertilizim In Vitro pranë Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” mori pjesë në Kongresin e 42-të të ESHRE-së, Shoqatës Evropiane për Riprodhim Human dhe Embriologji, i cili u mbajt në Londër nga 5 deri më 8 korrik.

ESHRE është një nga ngjarjet më të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e mjekësisë riprodhuese, fertilizimit in vitro, embriologjisë, fertilitetit dhe shkencës riprodhuese. Në kongresin e sivjetshëm morën pjesë më shumë se 10.000 mjekë, embriologë, shkencëtarë, hulumtues, specialistë të IVF-së, përfaqësues të klinikave, laboratorëve dhe kompanive nga fusha e shëndetit riprodhues.

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” në kongres u përfaqësua nga:

“Tradicionalisht, edhe këtë vit ekipi ynë mori pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, ku u prezantuan arritjet dhe njohuritë më të reja shkencore në fushën e biologjisë riprodhuese dhe mjekësisë riprodhuese. Programi i pasur, i përbërë nga ligjërata të ekspertëve eminentë me përvojë shumëvjeçare, debate interaktive dhe punëtori praktike, paraqet një mundësi të shkëlqyer për përvetësimin e njohurive të reja, shkëmbimin e përvojave dhe ndjekjen e rekomandimeve më bashkëkohore. Qëllimi ynë është t’u ofrojmë pacientëve shërbim sa më cilësor dhe t’i ndihmojmë që ëndrra e tyre të bëhet realitet, të bëhen prindër”, thonë mjekët.

Mes të pranishmëve në kongres ishte edhe embriologia Ana Orlic, Mr. Sci., e cila theksoi se fokusi kryesor ishte vendosur te qasjet bashkëkohore shkencore në embriologji, ndër të cilat edhe transkriptomika – shkenca që studion transkriptet e acidit ribonukleik (ARN) dhe gjenet përgjegjëse për aktivizimin e qelizave vezë, fertilizimin, programimin embrional, metabolizmin energjetik, stresin oksidativ dhe toksicitetin e krioprotektantëve.

“Metoda e vitrifikimit të shpejtë, të cilën e praktikojmë në klinikën tonë, tregon përparësi të rëndësishme në raport me vitrifikimin konvencional, me rezultate më të mira dhe ekspresion më të lartë të gjeneve. Për herë të parë, me ndihmën e kamerës termike, u regjistruan qeliza vezë nën azot të lëngshëm, me qëllim monitorimin e morfologjisë së qelizave vezë të ngrira. Këto njohuri theksojnë edhe më shumë rëndësinë e ruajtjes së fertilitetit në kohë, përmes ngrirjes së qelizave vezë, veçanërisht te popullata më e re. Gjithashtu, u theksua edhe mbështetja e testimeve bashkëkohore gjenetike si PGT-A, PGT-SR dhe PGT-M”, thotë Ana Orlic, Mr. Sci.

Pjesëmarrja në kongrese të tilla ndërkombëtare është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të “Acibadem Sistina” për ndjekjen e arritjeve më të reja mjekësore dhe për zbatimin e metodave të reja në trajtimin e pacientëve. Përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojave me ekspertë liderë botërorë, ekipi i spitalit vazhdon ta avancojë kujdesin për shëndetin riprodhues dhe trajtimet e fertilitetit.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.