Acibadem Sistina

PSE SHTRIRJA NË BARK ËSHTË E RËNDËSISHME PËR ZHVILLIMIN E BEBES?

07.07.2026

Në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina” u mbajt një punëtori edukative për prindërit dhe bebet me temë: “Pozita në bark dhe rrotullimi – hapat e parë drejt pavarësisë motorike”.Dijana Marinovska, Mr. Sci., magjistre e terapisë fizikale në pediatri, ndau këshilla praktike për rëndësinë e pozitës në bark si bazë për zhvillimin e mëtejshëm motorik të bebes. Prindërit mësuan si ta zbatojnë këtë pozitë gradualisht në përditshmëri, si ta bëjnë beben të ndihet e sigurt dhe rehat, si dhe lojëra e ushtrime të thjeshta që nxisin rrotullimin dhe pavarësinë motorike.

Në punëtori u ndanë edhe udhëzime për mbajtje të drejtë, pozicionim të sigurt dhe kohën e përshtatshme për fillimin e ushtrimeve. Të gjithë pjesëmarrësit morën një dhuratë nga miqtë tanë, Acibadem Sistina Baby. Punëtoria e ardhshme do të mbahet më 28 korrik me temë: “Ushtrime për uljen te bebet”.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.