Në hapësirat e “Telekom” u mbajt një ligjëratë edukative për të punësuarit me temë “Shëndeti i gruas dhe vaksinimi kundër HPV-së – hap drejt një të ardhmeje të sigurt”, të cilën e mbajti Dr. Irena Shuplinovska, specialiste në gjinekologji dhe obstetrikë, subspecialiste në gjinekologji onkologjike kirurgjikale.
Në prezantimin e saj, Dr. Shuplinovska theksoi rëndësinë e vaksinimit kundër HPV-së si vaksina e parë e dedikuar për parandalimin e kancerit. Ajo theksoi se parandalimi në kohë dhe kontrollet e rregullta gjinekologjike kanë rol kyç në ruajtjen e shëndetit të gruas.
Gjithashtu u prezantuan të dhëna të rëndësishme statistikore, sipas të cilave para vendosjes së PAP testit, vdekshmëria nga kanceri i qafës së mitrës ishte nga 20 deri në 40 gra në 100.000 banorë në vit, ndërsa pas vendosjes së PAP testit, vdekshmëria u ul për 60 deri në 80 për qind.
Ligjërata ngjalli interes të madh tek të pranishmit, pas së cilës u zhvillua një diskutim frytdhënës dhe shkëmbim mendimesh për rëndësinë e parandalimit, edukimit dhe vaksinimit HPV.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.