Acibadem Sistina

U REALIZUAN MBI 200 EKZAMINIME FALAS TË NISHANEVE

09.05.2026

Spitali klinik „Acibadem Sistina“ edhe këtë vit, për herë të njëmbëdhjetë me radhë, realizoi me sukses aksionin tradicional për ekzaminime dermatologjike falas me rastin e muajit maj – muaj i dedikuar për rritjen e vetëdijes për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të lëkurës, melanomës.

Në kuadër të aksionit, 200 pacientë patën mundësi të kryejnë kontroll specialistik falas me teknologjinë më moderne për dermoskopi digjitale Mole Max HD, e cila mundëson analizë precize dhe monitorim të ndryshimeve në lëkurë.

Ekzaminimet u realizuan nga ekipi i dermatovenerologëve me përvojë:
Prof. Dr. Andrej Petrov, Dr. Vesna Pljakoska dhe Prof. Dr. Vesna Brishkoska, të cilët përmes profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre edhe njëherë theksuan rëndësinë e kontrolleve parandaluese dhe zbulimit të hershëm të melanomës.

Melanoma është një nga format më agresive të kancerit të lëkurës, por nëse zbulohet në kohë, , shanset për trajtim të suksesshëm janë dukshëm më të mëdha. Pikërisht për këtë arsye, kontrollet e rregullta dermatologjike dhe vetëkontrolli i lëkurës janë kyçe për ruajtjen e shëndetit.

Me këtë aksion, “Acibadem Sistina“ vazhdon të kontribuojë aktivisht në ngritjen e vetëdijes shëndetësore te popullata dhe promovimin e parandalimit si hapi më i rëndësishëm në kujdesin për shëndetin e vet.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.