Muaji maj është muaji botëror i përkushtuar për ngritjen e vetëdijes për astmën dhe sëmundjet alergjike, dhe në këtë drejtim sot dëshirojmë t’ju prezantojmë anëtaren më të re të ekipit të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”.
Prim. Dr. Emilija Manasievski është pediatre me përvojë shumëvjeçare në diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve me astmë dhe sëmundje të tjera alergjike.
Si mjeke që prej vitesh punon me fëmijë me astmë, Prim. Dr. Manasievski thekson se te një numër i madh fëmijësh astma ende mbetet e nëndiagnostikuar, më së shpeshti për shkak të frikës dhe stigmës që diagnoza “astmë” ende shkakton te prindërit.
Edhe pse diagnoza e ASTMËS ende konsiderohet si stigmë që shkakton shqetësim dhe frikë të madhe te prindërit, duhet theksuar se ajo përfaqëson një nga sëmundjet kronike më të suksesshme për t’u kontrolluar te fëmijët falë qasjes bashkëkohore dhe terapisë antiinflamatore inhalatore, të cilat me zbatim të rregullt dhe korrekt në shumicën e rasteve çojnë drejt një rezultati të mirë dhe kontrolli të mirë të sëmundjes, si dhe remision të mundshëm te një pjesë e fëmijëve.
Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, falë stafit të edukuar dhe metodave bashkëkohore diagnostikuese, mundëson zbulim të hershëm, diagnozë precize dhe trajtim të përshtatshëm të astmës te fëmijët.
Në këtë drejtim, spitali mbështet mbajtjen e “Ditës së Hapur për prindër dhe fëmijë” me rastin e Ditës Botërore të Astmës, e cila do të mbahet më 9 maj në parkun “Avionçe” në lagjen Aerodrom.
Ngjarja organizohet nga Shoqata e Mjekëve dhe Pacientëve për Sëmundje Alergjike – ALERGIKO, president i së cilës është Prim. Dr. Manasievski.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.