Acibadem Sistina

NËNSHKRUHET MEMORANDUM BASHKËPUNIMI MIDIS “ACIBADEM SISTINA” DHE “DR. PANÇE KARAGJOZOV” PËR AVANCIMIN E EDUKIMIT PRAKTIK

28.04.2026

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” dhe Shkolla e Mesme e Mjekësisë e Qytetit të Shkupit “Dr. Pançe Karagjozov” nënshkruan një memorandum bashkëpunimi, me të cilin vendoset baza për avancimin e bashkëpunimit arsimor, praktik dhe teknik ndërmjet dy institucioneve.

Me këtë memorandum, palët kontraktuese vendosin një kornizë të përbashkët veprimi të orientuar drejt mbështetjes së nxënësve në fitimin e njohurive dhe aftësive praktike, si dhe njohjen e tyre të drejtpërdrejtë me proceset reale klinike. Në këtë drejtim, është paraparë organizimi i vizitave vëzhguese (visiting) brenda institucionit shëndetësor, të cilat do t’u mundësojnë nxënësve të kuptojnë më mirë profesionin dhe mjedisin e punës.

Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të shkollës, Ivica Vesov, dhe Dr. Sevim Shuekinxhi,Mr. Sci,  drejtor ekzekutiv i Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”.

Të dy institucionet shprehën përkushtim të përbashkët për bashkëpunim të vazhdueshëm, i cili do të kontribuojë në krijimin e kuadrove cilësore dhe profesionalisht të përgatitura në sektorin shëndetësor, përmes lidhjes së arsimit teorik me punën praktike. 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.