Acibadem Sistina

U MBAJT PUNËTORIA E PARË EDUKATIVE – “YOUNG CHAMPIONS”

15.04.2026

Në drejtim të përmirësimit të shëndetit mendor dhe zhvillimit personal të sportistëve të rinj, Spitali klinik “Acibadem Sistina” realizoi punëtorinë e parë edukative në kuadër të programit “Young Champions – program për trajnim mendor”. Ngjarja, e mbushur me energji pozitive, u udhëhoq nga Dr. Kamelia Simeonova, specialiste në psikiatri për fëmijë dhe adoleshentë, me pjesëmarrje dhe mbështetje profesionale nga psikologia Mr. Ajshe Islam.

Programi realizohet në bashkëpunim me shkollën e futbollit për të rinj “New Stars” nga Gjorçe Petrov dhe ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e duhur psikologjik të sportistëve të rinj, veçanërisht atyre që janë në fillim të karrierës së tyre sportive.

Përmes një qasjeje interaktive dhe shembujve praktikë, pjesëmarrësit patën mundësi të fitojnë njohuri dhe aftësi të reja lidhur me përgatitjen mendore, ndërtimin e vetëbesimit dhe përballimin efektiv të sfidave, si pjesë e rëndësishme e zhvillimit sportiv dhe personal.

Me iniciativa të tilla, “Acibadem Sistina” vazhdon të investojë aktivisht në krijimin e gjeneratave të reja të shëndetshme, të sigurta në vetvete dhe psikologjikisht të qëndrueshme, të gatshme për suksese të ardhshme dhe për tejkalimin e çdo sfide. 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.