Acibadem Sistina

“ACIBADEM SISTINA” PJESË E KONGRESIT NDËRKOMBËTAR MJEKËSOR ICRC 2026 NË SHKUP

09.04.2026

Mjekë nga “Acibadem Sistina” morën pjesë në Kongresin prestigjioz ndërkombëtar të raporteve të rasteve (International Case Report Congress - ICRC) 2026, i cili u mbajt nga 3 deri më 5 prill në Holiday Inn Skopje.
 
Ky kongres ndërkombëtar përfaqëson një platformë të rëndësishme të dedikuar rasteve reale klinike, të cilat kontribuojnë në avancimin e praktikës mjekësore. Në këtë ngjarje morën pjesë mjekë, specializantë, kirurgë, internistë, radiologë dhe studentë nga shumë vende, duke ndarë përvoja mbi diagnoza komplekse, raste të rralla dhe sfida në trajtim. Programi përfshinte prezantime gojore dhe me poster, ligjërata nga ekspertë, debate dhe diskutime interaktive.
 
Ndër përfaqësuesit nga spitali ynë që prezantuan punime shkencore ishin:
“Menaxhimi kirurgjikal i metastazës së Izoluar të atriumit të majtë nga adenokarcinoma e mushkërive”
 
“Zëvendësimi kirurgjikal i valvulës aortale pas endokardit infektiv të valvulës TAVI”
 
“TEVAR me fenestrim in-situ për ruajtjen e arteries subklaviane të majtë”
 
“Zgjedhja e mjetit të duhur për punën”
 
Me pjesëmarrjen e tyre, mjekët nga “Acibadem Sistina” dhanë një kontribut të rëndësishëm në shkëmbimin e njohurive dhe përvojave me komunitetin ndërkombëtar mjekësor, duke konfirmuar ekspertizën dhe përkushtimin e tyre ndaj praktikave bashkëkohore mjekësore. 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.