Acibadem Sistina

“YOUNG CHAMPIONS” – PROGRAM PËR ZHVILLIMIN MENDOR TË SPORTISTËVE TË RINJ

07.04.2026

Në drejtim të mbështetjes së vazhdueshme të gjeneratave të reja dhe nxitjes së zhvillimit të tyre të plotë, Spitali Klinik “Acibadem Sistina”, nën udhëheqjen e Dr. Kamelija Simeonova, fillon me realizimin e programit edukativ “Young Champions – program për trajnim mendor”.
Ky program zbatohet në bashkëpunim me shkollën e futbollit për të rinj “New Stars” nga Gjorçe Petrov dhe ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin e duhur psikologjik të sportistëve të rinj, të cilët janë në fillim të karrierës së tyre sportive.
Sesionet edukative do të realizohen në hapësirat e spitalit “Acibadem Sistina”, ku fëmijët do të kenë mundësi të mësojnë përmes qasjeve interaktive, shembujve praktikë dhe aktiviteteve të përshtatura sipas moshës së tyre.
Ligjërata e parë do të mbahet të enjten, më 9 prill, në ora 18:30. 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.