Acibadem Sistina

PROF.ASST.DR. MISHELL ANDOV ËSHTË ANËTAR I RI I EKIPIT TË DEPARTAMENTIT TË KIRURGJISË ENDOVASKULARE DHE VASKULARE

30.03.2026

Ju informojmë se Prof. Asst. Dr. Mishell Andov është anëtar i ri i ekipit të Departamentit të Kirurgjisë Endovaskulare dhe Vaskulare në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.
 
Dr. Andov është kirurg vaskular me përvojë të konsiderueshme profesionale në kirurgjinë klasike vaskulare, si dhe në trajtimin endovaskular të sëmundjeve të enëve të gjakut, me theks të veçantë në trajtimin e hapur të aortës dhe arterieve karotide.
 
Ai ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, ndërsa edukimin e mëtejshëm e ka përfituar përmes qëndrimeve profesionale në qendra të njohura mjekësore në Serbi, Kroaci, Gjermani, Greqi dhe Bullgari. Gjatë karrierës së tij 12-vjeçare, ka trajtuar me sukses një numër të madh pacientësh me sëmundje të ndryshme vaskulare. Njëkohësisht, ai është ndër kirurgët e parë vaskularë që kanë marrë pjesë aktive në futjen dhe zhvillimin e trajtimit endovaskular të aortës në vendin tonë.
 
Fokusi i tij aktual profesional është i orientuar drejt trajtimit të arterieve karotide tek pacientët zgjuar (me përdorimin e anestezisë lokoregionale). Përveç kësaj, ai ka përvojë të gjerë edhe në trajtimin e sëmundjeve venoze, duke përfshirë metodën klasike të strippingut për venat varikoze, si dhe teknika bashkëkohore si ablacioni me radiofrekuencë (RFA), ablacioni endovenoz me laser (EVLA) dhe trajtimi i venave me ngjitës mjekësor (Vein glue).Për të caktuar termin për kontroll, telefononi në Qendrën tonë të kontaktit në 02/30 99 500 ose caktoni online në këtë link https://bit.ly/dr_Andov 
 

  

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.