Acibadem Sistina

GJIMNASTIKË PËR BEBET

30.03.2026

Mbështetni zhvillimin e duhur të foshnjës suaj – përmes lojës, lëvizjes dhe argëtimit! Ushtrimet për foshnjën forcojnë muskujt përmirësojnë koordinimin, zhvillojnë aftësitë motorike, rrisin vetëdijen për trupin, stimulojnë zhvillimin e trurit, rrisin vetëdijen hapësinore, nxisin zgjidhjen e problemeve dhe stimulojnë integrimin shqisor.

Risi e këtij muaji është ligjërata edukative nga Mr. Boletin Zenuni, defektolog, i cili do të flasë për gabimet që prindërit bëjnë gjatë përdorimit të pajisjeve mobile dhe ekspozimit ndaj ekraneve te fëmijët e vegjël, si dhe për simptomat e para kur është e nevojshme të kërkohet mendim profesional.

Pse janë të mira ushtrimet në grup?

Ushtrimet në grup janë ti mira për ndërveprimin shoqëror, lidhjen, vetëbesimin por edhe për krijimin e një rutinë dhe rregullimi emocional.
Në të njëjtën kohë, kjo është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja midis nënave, për të zgjidhur dilema rreth zhvillimit të foshnjës, si dhe lojëra dhe ushtrime argëtuese për lëvizje dhe stimulim.

Punëtoritë tona të specializuara janë të dizajnuara për të stimuluar rritjen, zhvillimin dhe integrimin shqisor të të vegjëlve – krejt këto në një atmosferë të ngrohtë, të sigurt dhe të këndshme. Grupi i ri fillon më 5 shkurt, numri i vendeve është i kufizuar. Regjistrohuni në 070/888-933.

 Detajet për punëtorinë:
  • Spitali Klinik “Acibadem Sistina”
  • Çdo të enjte në orën 12:00
  • Grupe të vogla deri në 8 foshnje 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.