Acibadem Sistina

MIRËNJOHJE PËR “ACIBADEM SISTINA” NGA KOMUNA E KOÇANIT PËR NDIHMËN PAS TRAGJEDISË NË “PULS”

16.03.2026

Spitali Klinik “Acibadem Sistina” mori mirënjohje nga kryetari i Komunës së Koçanit, si vlerësim për profesionalizmin, ekspertizën, përkushtimin dhe reagimin e shpejtë të ekipit mjekësor, të cilët kontribuan ndjeshëm në zvogëlimin e pasojave të tragjedisë në diskotekën “Puls”.

Mirënjohja u nda në kuadër të një ngjarjeje të organizuar për shënimin e një viti nga tragjedia. Përfaqësues të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina” në këtë ngjarje ishin Dr. Nikolla Shikov, specialist në anesteziologji me reanimatologji, Olivera Mihajllovska, infermiere në Departamentin e Kirurgjisë Plastike dhe Rekonstruktive, si dhe Magdalena Mitevska, infermiere përgjegjëse në Njësinë e Kujdesit Intensiv të Përgjithshëm.

Me dhembje të thellë e kujtojmë këtë tragjedi dhe shprehim mbështetje dhe solidaritet me familjet e viktimave dhe të të lënduarve. 

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.