Dr. Ivan Milev, specialist në pediatri dhe subspecialist në kardiologji, i bashkohet ekipit të mjekëve në Spitalin Klinik “Acibadem Sistina”.
Dr. Milev është ekspert në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare te fëmijët dhe të rriturit, me fokus të veçantë te pacientët më të vegjël. Si kardiolog intervente, ai qëndron pas kateterizimeve të para të kryera me sukses te të porsalindurit me defekte të lindura të zemrës, si dhe implantimit të protezave për korrigjimin e defekteve kardiake te fëmijët. Me mbi 1.200 ndërhyrje të realizuara në anomalitë e lindura të zemrës te fëmijët dhe të rriturit, dr. Milev ka një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e praktikës bashkëkohore kardiologjike.
Gjatë karrierës së tij të pasur profesionale, Dr. Milev ka marrë pjesë në kongrese të shumta ndërkombëtare, trajnime profesionale dhe kurse edukative, duke i përditësuar vazhdimisht njohuritë dhe aftësitë e tij sipas standardeve më të larta botërore.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.