Me mbajtjen e punëtorisë së tretë psiko-edukative dje, u përmbyll me sukses cikli edukativ i ligjëratave kushtuar sfidave në punën me fëmijë dhe adoleshentë.
Punëtorinë e udhëhoqën Dr. Kamelija Simeonova, specialiste në psikiatri për fëmijë dhe adoleshentë, Dr. Verica Malinkova Dimovska, Mr.Sci, specialiste në psikiatri, dhe Boletin Zenuni Mr.Sci, defektolog. Ata patën mundësinë të dëgjojnë drejtpërdrejt përvojat dhe sfidat me të cilat përballen mësuesit nga katër shkolla fillore, ku u zhvillua një diskutim jashtëzakonisht konstruktiv dhe dinamik.
Mësuësit morën udhëzime profesionale dhe këshilla praktike për përballimin e situatave të përditshme në punën me adoleshentë, ndërsa u theksua edhe rëndësia e bashkëpunimit të vazhdueshëm me profesionistë dhe mbështetjes në kohë nga institucionet shëndetësore.
Edhe kësaj here, pjesëmarrësit morën doracakut të Dr. Kamelija Simeonova, i cili ofron mjete dhe strategji konkrete për tejkalimin me sukses të sfidave gjatë periudhës së adoleshencës.
Falë mbështetjes nga Komuna e Karposhit, kjo iniciativë hapi një hapësirë të rëndësishme për dialog, shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit ndërmjet mësimdhënësve dhe profesionistëve, duke vendosur themele për një mbështetje të vazhdueshme dhe të koordinuar për të rinjtë.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.