Në drejtim të përmirësimit të shëndetit mendor te fëmijët dhe të rinjtë, Spitali Klinik “Acibadem Sistina” ka nisur realizimin e një cikli punëtorish psiko-edukative për mësuesit e shkollave fillore komunale në Komunën Karposh. Punëtoria e parë u mbajt në ambientet e Komunës Karposh dhe u udhëhoq nga Dr.Kamelija Simeonova, specialiste në psikiatri për fëmijë dhe adoleshentë nga Spitali Klinik "Acibadem Sistina“. Këto aktivitete janë pjesë e misionit të vazhdueshëm shoqërisht të përgjegjshëm të spitalit, i orientuar drejt mbështetjes dhe edukimit të stafit arsimor.
Në punëtorinë, me titull „Mësuesi që prek përjetësinë“, morën pjesë mësues dhe bashkëpunëtorë profesionalë nga shkollat fillore të Karposhit dhe ishte e fokusuar në forcimin e stabilitetit psikologjik të stafit arsimor përmes një edukimi interaktiv, profesional dhe të zbatueshëm.
Një theks i veçantë iu kushtua rolit të mësuesit si identifikuesi i parë i indikatorëve emocionalë dhe psikosomatikë te nxënësit, si dhe rëndësisë së bashkëpunimit në kohë me profesionistët dhe veprimit institucional.
Si pjesë e procesit edukativ, pjesëmarrësit morën edhe një kopje të udhëzuesit të Dr. Kamelija Simeonova, i cili ofron orientime dhe mjete për përballimin e suksesshëm të sfidave në punën me adoleshentët.
Punëtoritë psiko-edukative do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme dhe planifikohet të përfshijnë të gjitha 10 shkollat fillore në territorin e Komunës Karposh. Me këtë qasje, Spitali Klinik "Acibadem Sistina“, në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale, jep një kontribut të rëndësishëm në krijimin e një mjedisi shkollor mbështetës, të sigurt dhe empatik, të bazuar në besim, kujdes dhe mirëkuptim.
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.