Acibadem Sistina

QENDRA E TIROIDES

QENDRA E TIROIDES

Kujdes i plotë për diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen e sëmundjeve të gjëndrës tiroide. Gjithçka realizohet në një vend dhe brenda një dite.

Qëllimi ynë është zbulimi në kohë dhe diagnostikimi i saktë i sëmundjeve të gjëndrës tiroide, një qasje e individualizuar në trajtim dhe arritja e rezultateve më të mira të mundshme për çdo pacient.

Qendra për Gjëndrën Tiroide në “Acibadem Sistina” është një qendër e re, moderne dhe multidisiplinare, e dedikuar për diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen e të gjitha sëmundjeve të gjëndrës tiroide. Duke integruar ekspertizën e specialistëve të mjekësisë nukleare dhe të kirurgjisë torakale, së bashku me radiologët, patologët, endokrinologët dhe pediatërve, u mundësojmë pacientëve kujdes të plotë shëndetësor në një vend, nga kontrolli i parë deri te trajtimi përfundimtar dhe ndjekja afatgjatë.

Qëllimi ynë është zbulimi në kohë dhe diagnostikimi i saktë i sëmundjeve të gjëndrës tiroide, një qasje e individualizuar në trajtim dhe arritja e rezultateve më të mira të mundshme për çdo pacient.

  • Ordinanca të specializuara për sëmundjet e gjëndrës tiroide

Në kuadër të Qendrës funksionojnë ordinanca a të specializuara për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të gjëndrës tiroide. Ato ndodhen në Departamentin e Mjekësisë Nukleare, ku pacientët marrin vlerësim të plotë nga specialistë me përvojë të mjekësisë nukleare dhe të sëmundjeve të tiroides.

Diagnostikohen dhe trajtohen gjendje si: hipotiroidizmi, hipertiroidizmi, tiroiditi Hashimoto, sëmundja Graves-Basedow, tiroiditet akute dhe subakute, nyjat tiroide dhe kanceri i gjëndrës tiroide.

Çdo pacient merr një plan të personalizuar për trajtim dhe ndjekje, të bazuar në rekomandimet dhe protokollet më bashkëkohore mjekësore.

  • Mbështetje moderne laboratorike dhe diagnostikuese

Diagnostikimi i saktë është baza e trajtimit të suksesshëm. Qendra disponon një laborator të sofistikuar, i cili mundëson analiza të shpejta dhe të sakta të të gjithë parametrave hormonale dhe imunokimike që lidhen me funksionin e gjëndrës tiroide.

  • Departamenti i Patohistologjisë

Ofrohet analizë eksperte e biopsive me punksion dhe e materialeve operative, gjë që mundëson vendosjen në kohë të një diagnoze të saktë dhe planifikimin e trajtimit të mëtejshëm.

  • Diagnostikë radiologjike e avancuar dhe procedura intervenuese

Qendra disponon pajisje radiologjike më moderne për vlerësimin e detajuar të gjëndrës tiroide dhe strukturave përreth saj (CT, MRI). Këto procedura mundësojnë zbulimin e hershëm dhe vlerësimin e saktë të të gjitha ndryshimeve në gjëndrën tiroide.

 Në varësi të indikacioneve, kryhen edhe procedura radiologjike minimalisht invazive, duke përfshirë teknika moderne për ablacionin e nyjave tiroide, pra te disa pacientë, këto procedura mund të shmangin nevojën për trajtim kirurgjikal, por vetëm kur ekzistojnë indikacione të përcaktuara rreptësisht për zbatimin e kësaj metode.
  • Kujdes kirurgjikal ekspert me neuromonitorim intraoperativ

Për pacientët që kanë nevojë për trajtim kirurgjikal, Qendra ofron ekspertizë të nivelit të lartë në kuadër të Departamentit të Kirurgjisë. Operacionet e gjëndrës tiroide kryhen nga një ekip kirurgësh me përvojë, duke përdorur teknikat dhe standardet më bashkëkohore.

Gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale përdoret neuromonitorimi intraoperativ, një teknologji e avancuar që mundëson monitorimin e vazhdueshëm të funksionit të nervit laringeal rekurrent gjatë operacionit. Kjo kontribuon ndjeshëm në rritjen e sigurisë së pacientit dhe në uljen e rrezikut për komplikime.

  • Qendra e parë për eko-skrining të gjëndrës tiroide te të porsalindurit

Një theks i veçantë në punën e Qendrës i kushtohet zbulimit të hershëm të çrregullimeve të mundshme të lindura të gjëndrës tiroide te të porsalindurit, të cilat diagnostikohen me anë të eko-skriningut. Ky ekzaminim përfshihet në paketat për lindje si kontroll falas për të gjithë të porsalindurit e lindur në “Acibadem Sistina”.

QASJE MULTIDISIPLINARE PËR REZULTATET MË TË MIRA

Përparësia më e madhe e Qendrës e tiroides është bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet të gjitha specialiteteve të përfshira në procesin e diagnostikimit dhe trajtimit. Çdo rast shqyrtohet individualisht, ndërsa vendimet terapeutike merren në bazë të një vlerësimi të përbashkët të ekspertëve.

Me teknologji moderne, ekspertizë mjekësore të nivelit të lartë dhe kujdes plotësisht të integruar, Qendra e tiroides në “Acibadem Sistina” ofron nivelin më të lartë të shërbimit shëndetësor për pacientët me sëmundje të gjëndrës tiroide.

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.