Spitali Klinik “Acibadem Sistina” hap një epokë të re në trajtimin kirurgjik të pacientëve. Me implementimin e sistemit më modern robotik Toumai™, “Acibadem Sistina” së shpejti do të fillojë me aplikimin e kirurgjisë robotike, duke u bërë kështu Qendra e parë dhe e vetme për kirurgji robotike në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri, që do të mundësojë këtë lloj ndërhyrjesh kirurgjikale.
Toumai™ është një robot kirurgjik endoskopik, i zhvilluar nga lideri global i teknologjisë, kompania Shanghai MicroPort MedBot, i cili mundëson saktësi të lartë, stabilitet dhe siguri gjatë kryerjes së ndërhyrjeve kirurgjikale.
Sistemi Toumai™ është i pajisur me videoskop 3D me rezolucion të lartë, i cili mundëson një pamje të qartë dhe natyrale tredimensionale, me pamje panoramike 100°. Kjo pamje mund të zmadhohet deri në 70 herë, duke u mundësuar kirurgëve një pasqyrë të detajuar dhe realiste të enëve më të vogla të gjakut, strukturave dhe nervave. Sistemi optik i robotit përdor gjithashtu teknologjinë infra të kuqe, e cila mundëson identifikimin preciz të qelizave tumorale gjatë operacioneve. Instrumentet robotike lëvizin në të gjitha boshtet dhe rrafshet e hapësirës, duke imituar lëvizjet e dorës së njeriut, por me saktësi mikroskopike. Për më tepër, sistemi mundëson eliminimin e tremorit natyror të dorës dhe ofron ergonomi të përmirësuar për kirurgun, gjë që kontribuon në stabilitet më të madh, lodhje të reduktuar gjatë ndërhyrjeve të gjata dhe një nivel më të lartë sigurie gjatë kryerjes së operacioneve komplekse.
Kirurgjia robotike në “Acibadem Sistina” do të aplikohet në disa fusha të mjekësisë:
Kirurgjia digjestive
Gjinekologjia
Urologjia
Kirurgjia pediatrike
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.