Qendra spinale në “Acibadem Sistina” është e para e këtij lloji në rajon. Ekipi ynë i ekspertëve me përvojë i përbërë nga neurokirurgë, traumatologë dhe ortopedë punon çdo ditë në diagnozën dhe mjekimin e gjendjeve lidhur e boshtin kurrizor. Këta mjekë me ndihmën e përvojës së tyre, njohurisë, shkathtësive dhe pajisjes më moderne në rajon, punojnë me qëllim që ta kthejnë funksionin e boshtit dhe ta zvogëlojnë dhimbjen te pacienti.
Qendra spinale ofron qasje shumë disiplinore përmes cilit e përmirëson kujdesin e pacientit dhe e mjekon nga aspekte të ndryshme mjekësore në një trajtim. Ekipi i mjekëve, në nivel më të lartë të profesionalizmit dhe përvojës krijon teknika inovative dhe të sofistikuara. Qendra jonë spinale punon me qëllim që të sigurojë diagnozë adekuate dhe trajtim të lëndimeve dhe sëmundjeve të ndryshme. Disa prej tyre janë këto që vijojnë
Lëndime të boshtit – fraktura të cilat i përfshijnë të gjitha segmentet e boshtit kurrizor (të qafës, të kraharorit dhe lumbosakrale) qasje e prapme, e parme dhe e kombinuar
Tumoret e boshtit – tumore primare dhe sekondare (metastaza) – qasje e prapme, e parme dhe e kombinua
Deformime të boshtit te fëmijët dhe të rriturit (skolioza, kifoza, deformime degjeneruese të boshtit)
Spondiloza dhe jo stabiliteti i boshtit në të gjitha segmentet
Infektime të boshtit kurrizor – TBC, pyogenic (fëmijë dhe të rritur)
Fraktura patologjike dhe fraktura nga osteoporoza – vetebroplastika, fiksimi me rritje (qasje e prapme, e parme dhe e kombinuar)
Tumore të palcës kurrizore – tumore intradurale të palcës kurrizore (medula)
Fibromialgjia
Sëmundje lidhur me plakjen e boshtit (sëmundje degjeneruese)