Gjinekologjia dhe abstetrika ambulatore
Departamenti i gjinekologjisë dhe obstetrikës abulatore siguron kujdes shëndetësor për të gjitha problemet gjinekologjike, deri tek çrregullimet riprodhuese në periudhën e postmenopauzës tek gratë. Ekipi me përvojë i gjinekologëve dhe obstetërve punon vazhdimisht në procedurat rutinë, si dhe në problemet komplekse gjinekologjike që përfshijnë:
- Vlerësimin e PAP testeve
- Kolposkopinë
- Sëmundjet e vulvës
- Gjakderdhjet abnormale
- Infeksionet vaginale
- Menopauzën
- Terapinë për zëvendësimin e hormoneve
- Skrining riprodhues
- Dhimbjet në pjesën e pelvisit
- Vlerësimin e fertilitetit
- Ndjekjen e shtatzënisë
- Kontrollet e rregullta check –up
- Metodat e kontracepsionit
Urogjinekologjia dhe kirurgjia rekonstruktive e pelvisit
Ky departament punon veçanërisht me mosfunksionimin epelvisit tek gratë. Ai mbulon organet anatomike ndërmjet kockave pubike dhe sakrumit. Kryesisht fokusohemi në trajtimin e mosfunksionimit të fshikëzës, duke përfshirë mosmbajtjen e urinës (stres inkontinencën), si dhe çrregullimet gjenitale dhe prolapsing gjenital.
Ndërhyrjet kirurgjikale gjinekologjike
Ekipi ynë me përvojë i specialistëve kirurgjik gjinekologjikë i informon apo edukon pacientët rreth opsioneve të trajtimit (kirurgjik dhe jo kirurgjik). Kjo i jep çdo gruaje mundësinë për të marrë vendimin e duhur për trajtimin e saj të mëtejshëm. Gjatë vlerësimit/evaluimit gjinekologët përdorin ultratingull në mënyrë që të marrin informacione më të sakta për vendimin për trajtim të mëtejshëm. Në rastet kur është e nevojshme ndërhyrja kirurgjikale, ne kemi për qëllim të ofrojmë të gjitha procedurat për të zgjedhur trajtimin më të sigurt, më efektiv dhe pa dhimbje.
Paketa speciale për ndërhyrje gjinekologjike
Procedurat minimale invazive përfshijnë:
Histeroskopia
- Diagnozë me dhe pa dilatacion dhe kiretazhë
- Heqja e polipeve dhe fibroideve
- Sterilizimi histeroskopik
- Gjakderdhjet abnormale e mitrës
Laparoskopia
- Diagnoza
- Heqja e vezë përçuesve dhe vezoreve, cisteve të vezoreve (kirurgjia e avancuar – heqja e fibriodeve, endometrioza dhe histerektomia supracervikale dhe totale)
- Dhimbje në pelvis
Trajtimi i gjendjeve specifike
Ekipi ynë me qasje shumë disciplinore mundëson trajtim dhe mjekim të shterpësisë, kancerit gjinekologjik, çrregullime të pelvisit, prolapsi rektal, disfunksionim seksual, probleme më të komplikuara me traktin urinar, çrregullime në periudhën e menopauzës, inkontinenca fekale etj. Tërësisht jemi të përkushtuar në sigurimin e kujdesit cilësor shëndetësor për gratë e të të gjitha moshave.
Gjinekologjia onkologjike
Ekipi i gjinekologëve siguron një diagnozë në kohë të të gjitha sëmundjeve malinje gjinekologjike. Në bashkëpunim me departamentin e radioterapisë dhe onkologjisë, pacientët marrin trajtim individual.
Trajtim me laser
Lazeri më bashkëkohorë Yr: YAG i shpejt, pa dhimbje dhe pa ndërlikime jep rezultate të shkëlqyera në trajtimin e shumë problemeve gjinekologjike. Puna e këtij lazer bazohet në stimulim jo-ablativ fototermal të krijimit të kolagjenit të ri dhe remodelimit të tij në zonën e murit vaginal, në hyrje të vaginës dhe përreth indeve në hyrje të uretrës (vestibulum).
Përtëritja vaginale (rejuvenimi)
Lazer revolucionar jep rezultate të shkëlqyera tek pacientët me atrofi të vaginës (thatësi të vaginës dhe vulvës). Me anë të këtij trajtimi arrihet krijimi I kolagjenit të rid he përmirësim i vaskularizimit të murit vaginal. Pas trajtimit, simptomat e thatësisë, djegies dhe dhimbjes zhduken.
Trajtimi i stres inkontinencës
Trajtimi me lazer është një zëvendësim për trajtimin kirurgjik përsa I përket shkallës së lehtë dhe të mesme të stres inkontinencës (mosbajtjes së urinës). Me anë të trajtimit krijohet rimodelimi i kolagjenit të ri, që më pas rezulton me normalizimin e funksionit të mbajtjes së urinës në fshikëz.
Trajtimi i relaksimit vaginal të sindromës
Trajtimi me lazer trajton me sukses problemin e relaksimit e pelvisit dhe kanalit vaginal. Pas trajtimit, kanali vaginal ngushtohet apo shtrëngohet. Sistemi me lazer përdoret gjithashtu për trajtimin e: ndryshimeve CIN, lythat apo mishrave të huaj gjenitalë, ndryshimet beninje të vulvës, ndërhyrjet korrektuese (plastike) të vulvës, cystocellae (recesioni/ rënie e fshikëzës së urinës).
Ndjekja e shtatzënisë dhe kontrollet
Ekipi gjinekologjik në “Acibadem Sistina” përbëhet nga ekspertë të lartë për ndjekjen e shtatzënive normale dhe me rrezikshmëri të lartë. Përveç ekzaminimeve të rregullta, ekipi ynë gjithashtu kryen shqyrtime të detyrueshme gjatë shtatzënisë.
Shtatzënia me rrezik të lartë
Ekipi profesional i gjinekologëve obstetër dhe teknologjia moderne, të cilën e posedon “Acibadem Sistina” mundësojnë shërbime bashkëkohore mjekësore te shtatzënia me rrezik të lartë, me qëllim që të sigurohet kujdesi më i mirë për nënën dhe frytin. Përmes programit gjithëpërfshirës për vlerësim dhe trajtim me ekip profesional të specialistëve dhe teknologjinë më moderne e promovojmë shëndetin e nënës dhe të foshnjave.
Lindja
“Acibadem Sistina” është materniteti më i madh privat në vend dhe në rajon, ku çdo vit lindin më shumë se 1.000 foshnja. Disponon dy salla lindje dhe dy bokse lindje me pajisjet më të fundit. Me kërkesën tuaj, janë në dispozicion të gjitha llojet e lindjes pa dhimbje. Gjatë aktit të lindjes, me kërkesën tuaj, edhe partneri mund të jetë i pranishëm.
Gjinekologjia ambulatore
Reparti për gjinekologji dhe obstetrik ambulatore siguron kujdes shëndetësor të gjitha problemeve gjinekologjike, nga çrregullimet riprodhuese deri te periudha e post menopauzës së gruas. Reparti disponon me teknologji më moderne. Ekipi me përvojë i gjinekologëve dhe obstetërve vazhdimisht punon në procedurat rutinore, si dhe problemet e komplikuara gjinekologjike që përfshijnë:
- Evaluimi i PAP testeve
- Kolposkopia
- Sëmundjet e vulvës
- Gjakderdhjet anormale
- Infektimet vagjinale
- Menopauza
- Terapia hormonale
- Skriningu riprodhues
- Dhimbjet në pjesën e pelvisit
- Evaluimi i plleshmërisë
Intervenimet gjinekologjike-kirurgji
Ekipi ynë me përvojë të specialistëve nga kirurgjia gjinekologjike i edukon pacientët lidhur me mundësitë për trajtim (kirurgjik dhe jo kirurgjik). Me këtë çdo gruaje i mundësohet që vet të sjellë vendim të drejtë lidhur me mjekimin e saj të mëtejshëm.
Gjatë evaluimit gjinekologët përdorin ultrazërin me qëllim që të fitohet informatë më e saktë lidhur me vendimin për mjekimin e mëtejshëm. Kur nevojitet intervenim kirurgjik, para së gjithash, qëllimi ynë është t’i ofrojmë të gjitha procedurat, me qëllim që ta zgjedhim trajtimin më të sigurt, më efikas dhe më të padhimbshëm.
Uro-gjinekologjia dhe kirurgjia rekonstruktime e pelvisit
Ky repart punon veçanërisht në disfunksionimin e pelvisit te gratë. Kjo i përfshinë organet anatomike mes eshtrave pubike dhe sakrumit. Kryesisht fokusohemi në trajtimin e disfunksionimit të fshikëzës së urinës duke përfshirë inkontinencën urinare, si dhe çrregullimet e prolapsit gjenital dhe gjenitaleve.