Laser fraksional eC02
Laseri fraksional e CO2 është teknologji e cila është zhvilluar kohët e fundit. Laseri bën dëmtime të padukshme të lëkurës, gjatë së cilës vijat e bëra të dëmtimit depërtojnë deri në shtresat më të poshtme të lëkurës dhe e stimulojnë indin e shëndoshë në prodhimin e kolagjenit të ri. Përdoret për mjekimin e vijave të holla të lëkurës, rrudhave, poreve të mëdha, humbjes së elasticitetit dhe dallimeve në ton dje ngjyrë, barazimin e dallimeve në ngjyrë te njollat nga puçrrat, plagë, të djegura dhe përmirësimi i gjurmëve nga plasaritjet. Kjo metodë në mënyrë të sigurt përdoret për fytyrë, qafë, duart, pëllëmbët dhe këmbët.
Epilimi me lazer
Me metodat bashkëkohore të epilacionit me laser, që i shkatërron folikulat e flokëve, sot është e mundur të liroheni nga qimet e padëshiruara. Në ekipin tonë janë kyçur profesionistë cilësor, të cilët e aplikojnë epilacionin me laser në mënyrë të sigurt dhe të shëndetshme, ndërsa rezultatet e suksesshme fitohen me përdorimin e teknologjisë cilësore. Numri mesatar i trajtimit për epilacion me laser është 6 seanca.
PRP (Plasma-Rich Platelet)
Plasma-Rich Platelet është metodë e cila përbëhet nga marrja e sasive të vogla të gjakut nga pacienti dhe pas p;rpunimit të tij, gjaku aplikohet përsëri tek pacienti. Me këtë metodë lëkura revitalizohet dhe regjenerohet. Mund të përdoret si terapi për rigjenerimin e flokëve të humbur dhe përtëritjen e lëkurës së fytyrës, qafës dhe pjesës së dekoltesë, si dhe mund të aplikohet edhe në kombinim me trajtimin me lazer ose me piling.
Trajtimi me botoks dhe filerë dermal
Botulinum Toxin është një nga lëndët më të njohura gjatë dekadës së kaluar për procedura estetike. Me aplikimin e tij arrihet lëmimi i rrudhave dhe vijave në fytyrë, të cilat krijohen me kalimin e viteve. Aplikim të veçantë botoksi gjen në trajtimin e rrudhave në ballë, mbi hundën, si dhe rreth syve. Efekti zgjat për një periudhë më të gjatë (deri në 6 muaj), më pas ka nevojë për përsëritje. Botoksi përdoret me shumë sukses edhe në trajtimin e djersitjes së tepërt, që për shumë persona është një problem serioz në ditët e sotme. Në trajtimet estetike aplikim të madh kanë filerët dermal ose plotësuesit e rrudhave dhe mungesat në fytyrë. Një nga lëndët më të përdorura për këtë aplikim është acidi hyaluronic, që është element natyral. Përdorimi i filerëve dermal veçanërisht është i suksesshëm në pjesën e linjave rreth hundës dhe gojës, sukses I cili ka një afat më të gjatë (deri 12 muaj), por edhe për theksimin e pjesëve të caktuara nga fytyra (goja, faqet), që është shumë prezent sot në dermatologjinë estetike. Që të arrihet komoditet maksimal për pacientët, aplikimi i tyre bëhet i kombinuar me anestetik lokal.
Metoda të kavitacionit me ultratingull
Kavitacioni me ultratingull është metodë e re jo invazive e liposuksionit, e cila nuk përdoret me injeksione ose medikamente për lëkurën ose indin yndyror. Me ndihmën e veglës me dorë, e cila përdoret për sipërfaqen e lëkurës, e ngjashme me incizimin me ultratingull, valët e ujit me tingull arrijnë deri te indi yndyror i cili reagon në vibracionet. Me këtë metodë të padhimbshme të kavitacionit, që praktikohet një herë në javë në kohëzgjatje prej rreth 45 minuta, mund të arrihet reduktim prej rreth 2-6 cm.
Mezoterapia
Mezoterapia është një metodë moderne mjekësore për rinovimin e lëkurës në fytyrë, qafë, dekolte dhe duar, si dhe në trajtimin e celulitit. Ajo kryhet duke injektuar substanca aktive në shtresa të lëkurës, në të cilën nuk prek asnjë preparat të kujdesit të lëkurës. Substancat aktive futen në lëkurë në pikat e synuara, të cilat nxisin përtëritjen, rihidratimin lëkurës dhe përmirësimin e teksturës, zvogëlon pigmentimin dhe mund të përdoret për lëkurë të thatë dhe të ndjeshme në të njëjtën kohë.