Acibadem Sistina

Dermatologjia

Dermatologjia

 Departamenti i dermatologji është i pajisur me teknologjinë më moderne bashkëkohore dhe është vendi ku pacientët mund të marrin qasje të integruar në diagnozën dhe trajtimin e të gjitha problemeve me lëkurën.

Dermoskopia dhe mapimi i nishanëve 

Dermatoskopia është mikroskop sipërfaqësor i lëkurës që përdoret për të përcaktuar nëse lezionet e pigmentuara janë beninje apo ekziston dyshimi se janë malinje. Ky informacion është i nevojshëm para kryerjes së operacionit për mënjanimin e lezioneve të lëkurës.
 
Testet alergjike të lëkurës
 
Patch testet e lëkurës përdoren me qëllim që të caktohet nëse pacienti ka reagim alergjik (dermatitis kontakti) ndaj ndonjë substance të caktuar gjatë kontaktit me lëkurën. Ofrojmë edhe scratch teste dhe teste intradermale alergologjike për detektimin e alergjisë ndaj ilaçeve dhe anestetikëve; por gjithashtu kryejmë edhe teste për alergji nga insektet tek pacientët.
 
Metodat dhe procedurat dermatologjike 
Ekipi mjekësor profesional në “Acibadem Sistina” me përdorimin e teknologjive mjekësore moderne për diagnostikim dhe trajtim, trajtojton me sukses të gjitha problemet e lëkurës. Këtu përfshihen: kriokirurgjia (cryosurgery) me përdorim të azotit të lëngshëm, elektro-termo-koagulimi për lezione të lëkurës dhe kirurgjia me radio-frekuencë (RF). Pjesë e gamës së gjerë të shërbimeve janë biopsitë e lëkurës (punch dhe excision) që janë shumë të rëndësishme për vendosjen e diagnozës së saktë të lezioneve të dyshuara në lëkurë.
 
Eko-Doppler i enëve periferike të gjakut

Ekzaminim diagnostikues joinvaziv ultrasonografik, i cili përdoret për vlerësimin e enëve të gjakut periferike, përkatësisht të ekstremiteteve të sipërme dhe të poshtme. Kjo është një metodë që realizohet lehtë dhe paraqet standardin e artë për vlerësimin e funksionit të valvulave venoze të ekstremiteteve të poshtme, gjendjes së venave të zgjeruara, si dhe për vlerësimin e pranisë së gjendjeve trombotike dhe ndryshimeve të avancuara aterosklerotike me bllokim të enëve të gjakut.

Trajtimi i kondilomave

Trajtimi i kondilomave nënkupton heqjen e tyre, e cila realizohet me sukses të lartë, por nuk ekziston ilaç që do ta eliminojë përgjithmonë virusin HPV nga organizmi. Në shumicën e rasteve, organizmi pas një periudhe të caktuar kohore do të çlirohet nga virusi, përkatësisht sistemi imunitar do të arrijë ta luftojë praninë e tij. Ekzistojnë disa metoda:

  • heqja me radiovalë (radiokirurgji)
  • krioterapia (ngrirje me azot të lëngshëm)
  • elektrokauterizimi (elektrokoagulimi)
  • kremra dhe solucione me bazë podofiline ose imikvimodi
  • heqja kirurgjikale
  • heqja me laser (laser fraksional eCO2)
Trajtimi i plagëve kronike

Çdo plagë që nuk tregon tendencë shërimi pas 6 javësh quhet plagë kronike. Ekzistojnë shumë faktorë që ndikojnë në shërimin e plagëve, ndër të cilët më të shpeshtët janë:

  • mosha, statusi nutricional dhe imunologjik
  • sëmundjet shoqëruese, kryesisht diabeti mellitus, insuficienca kronike venoze dhe arteriale
  • trajtimi me barna, kortikosteroide, citostatikë dhe statusi psikosocial
  • faktorët e rrezikut, pirja e duhanit dhe mbipesha

Në qendrën tonë trajtojmë llojet më të shpeshta të plagëve kronike: ulcera arteriale dhe venoze, ulcera në kuadër të këmbës diabetike, si dhe ulcera me origjinë vaskulitike.

Qendra jonë ofron trajtim bashkëkohor që përfshin: debridmanin (pastrimin e indit nekrotik), trajtimin e infeksionit dhe inflamacionit koegzistues, si dhe promovimin e krijimit të indit granulues dhe epitelizimit.

 

Mjekët e departamentit

Specialist në dermatovenerologji

Specialiste në dermatovenerologji

Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.