Departamenti i kirurgjisë plastike dhe rekonstruktive është i pajisur me teknologjinë më moderne dhe me ekip profesional të edukuar sipas shembullit të klinikave botërore për kirurgjinë e këtij lloji. Ekipi i kirurgëve plastik bashkëpunon edhe me mjekë të specializimeve të tjera me qëllim që pacientët të marrin kujdesin e duhur mjekësor dhe rezultate të dëshiruara.
Kirurgjia rindërtuese është një fushë e gjerë e kirurgjisë, e cila shërben për përmirësimin e formës dhe funksionit të një pjese të caktuar të trupit, i cili është lënduar ose është i sëmurë. Me ndihmën e kësaj kirurgjie korrigjohen mangësitë fizike, deformimet ose anomalitë të cilat janë jashtë standardeve të pranuara, pavarësisht nëse bëhet fjalë për anomali të lindura apo të shkaktuara nga lëndimet apo sëmundje të ndryshme.
Kirurgjia e pëllëmbës së dorës përfshin një numër të madh procedurash:
zgjidhje të gjendjeve gjatë lëndimeve të pëllëmbës, gishtave, nervave dhe tetitave
anomali të lindura: polidaktilia (prania e gishtave të tepërt) dhe sandaktilia (gishtat e bashkuar)
sëmundja Dupuytren
neuropati periferike kompresive (Sindromi Karpal tunel)
“Acibadem Sistina” ofron mundësi për trajtim estetik pas intervenimit kirurgjik të gjirit. Rindërtimi i gjirit mund të realizohet gjatë operacionit të tumorit ose më vonë, pas përfundimit të trajtimit onkologjik dhe radioterapeutik. Kirurgjia rindërtuese ndihmon në rritjen e vetëbesimit të gruas dhe zvogëlimin e traumave psiqike nga vetë operacioni. Për pacientet në “Acibadem Sistina” është angazhuar një ekip i ekspertëve, me qëllim që sa më shpejtë dhe pa dhimbje të tejkalohet ky problem postoperativ.
Specialist në kirurgji plastike dhe rikonstruktive
Specialist në kirurgji plastike dhe rikonstruktive
Specialist në kirurgji plastike dhe rikonstruktive
Copyright © 2025 Developed by Unet All rights reserved.