Reparti i flebotomisë me para-analitikë pranë laboratorëve diagnostikues në Spitalin klinik “Acibadem Sistgina” ka rolin dhe përgjegjësinë që të përgatisë pacientët për mbledhjen në kohë dhe korrekte të materialeve biologjike në kohën e duhur dhe në kushte të përshtatshme, transportimin e tyre të sigurt në spital, seksioni paraanalitik ku kryhet përgatitja e duhur e materialeve biologjike deri në marrjen e një kampioni pune cilësor (serum, plazmë, etj.) i nevojshëm për përpunimin dhe ekzaminimin e mëtejshëm të analizave diagnostike të kërkuara.
Njëkohësisht, reparti merr pjesë në mirëmbajtjen dhe rritjen e kujdesit dhe sigurisë së pacientëve të të gjitha moshave, komoditetit të tyre, si dhe në përcjelljen e duhur të informacioneve lidhur me analizat që kryhen në laboratorët tanë dhe laboratorët referentë.
Reparti gjithashtu mundëson qasje në të gjitha testet diagnostikuese laboratorike përmes shërbimit Homelab, deri në adresën e pacientëve, përkatësisht marrjen korrekte të materialeve biologjike në kushte shtëpiake dhe transportimin e sigurt të mostrave biologjike të marra deri te reparti i flebotomisë me paraanalitikë.
Në repartin e paraanalitikës pranohen të gjitha materialet që arrijnë nga jashtë spitalit, nga reparti i flebotomisë, qendrat pediatrike dhe urgjente, si dhe nga repartet e tjera të Spitalit Klinik “Acibadem Sistina”, të cilat procesohen më tej në fazën paraanalitike dhe transportohen në laboratorin përkatës për analizën e kërkuar diagnostikues.
Biolog molekular, Menaxher për biznes dhe zhvillim të Laboratorëve Diagnostikues
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.