Trajtimi krijohet varësisht nga tipi histologjik i tumorit (qelizat nga të cilat e ka origjinën), organi nga i cili e ka origjinën, si dhe shkalla e përhapjes lokale-rajonale të sëmundjes ose ekzistimi i mundshëm i metastazave të largëta. Te sëmundjet malinje ekzistojnë dy mënyra të trajtimit, trajtimi adjuvant qëllimi i të cilit është zvogëlimi i rrezikut nga përsëritja e sëmundjes dhe neoadjuvant – me qëllim që të zvogëlohet dimensioni i tumorit dhe të sigurohet operimi i tij ose paliativ me qëllim të kontrollit të simptomave me çka sigurohet cilësi më e mirë e jetës. Trajtimi mund të realizohet si individual ose në kombinim me modalitete tjera të trajtimit (kirurgjia, radioterapia). Ekipi profesional përveç me krijimin e trajtimit, si dhe me zbatimin e tij, kujdeset edhe për vëzhgimin e vazhdueshëm të pacientëve pas përfundimit të modaliteteve të planifikuara të trajtimit, këshillimit dhe edukimit shëndetësor të anëtarëve të familjes për parandalimin e rreziqeve nga paraqitja e sëmundjes malinje, si dhe zbulimi i saj i hershëm.
Terapia qëllimore ose terapia biologjike-një nga zbulimet më të rëndësishme gjatë dekadës së fundit në onkologji janë preparatet me efikasitet të lartë biologjik, me efekte të padëshiruara minimale të cilat veprojnë ndaj receptorëve adekuat (targete – qëllime) të cilat gjenden në qelizën tumore, ndërsa nuk gjenden te qelizat normale. Tipi i këtillë i terapisë bashkëkohore onkologjike gjeti zbatim te llojet e ndryshme të kancerit, veçanërisht te kanceri i gjirit, zorrës së trashë dhe veshkës.
RADIOTERAPIA
Radioterapia realizohet me akceleratorin e fuqishëm linear TrueBeam i zhvilluar nga kompania e njohur Varian Medical Systems ofron saktësi të jashtëzakonshme dhe efikasitet të lartë në trajtimin e formave më të avancuara të kancerit, përfshirë tumoret e mushkërive, barkut, kokës dhe qafës, trurit dhe gjirit..png)
Teknologjia TrueBeam mundëson zbatimin e teknikave të avancuara të ndryshimit të rrezatimit, si:
Specialiste në onkologji dhe radioterapi
Specialiste në onkologji
Fizikant mjekësor
Fizikante mjekësore
Specialiste në onkologji
Specialist në radiologji
Copyright © 2026 Developed by Unet All rights reserved.